Panorama (Albania)

Sesioni i dytë i Maturës, tri ditë afat për mbetësit

Tri ditë afat për plotësimin e Formularit A1Z, kush aplikon

- BESARTA BASHA

Teksa maturantët që plotësuan Formularin A2 janë në pritje të rezultatit final, të tjerë kandidatë presin t’i bashkohen garës në universite­te.

Bëhet fjalë për maturantët e vjetër, ata që nuk kaluan dot vitin shkollor apo që mbetën në një nga provimet dalëse, si dhe nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit. Për të qenë pjesë e konkurrimi­t për të zënë një vend në universite­t, ata duhet të shlyejnë më parë detyrimet e Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit ka publikuar tashmë datat e provimeve me detyrim e me zgjedhje dhe udhëzimin sesi do të zhvillohet sesioni i dytë i testimeve.

DATAT

Ministria e Arsimit ka vënë dy javë në dispozicio­n, javën e fundit të gushtit dhe të parën e muajit shtator për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, sesioni i dytë. Konkretish­t, ato nisin më 27 gusht me provimin e Gjuhës së huaj, ndjekur nga Gjuhë shqipe e letërsia tri ditë më pas. Provimet me detyrim mbyllen me testin e Matematikë­s, që mbahet në datën 3 shtator për të vijuar më pas me provimet me zgjedhje, që janë përcaktuar në datën 7 shtator. Provimet e vjeshtës, në të cilat do të futen ata që presin të plotësojnë Formularin A2, kanë të njëjtën strukturë e ko- hëzgjatje me provimet që u zhvilluan përgjatë muajit qershor. Për tri provimet e para me detyrim ata kanë në dispozicio­n 2 orë e gjysmë, ndërsa për provimet me zgjedhje 3 orë. Testi për secilin nga provimet e detyruara përm- ban 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternativ­e, që vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje me zgjidhje, në total 37 pikë. Ndërsa testi për provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 me përgjigje alternativ­e, përkatësis­ht të vlerësuara me nga një pikë, si dhe 10 të tjera me zgjidhje që përmbajnë 30 pikë në total.

GARIMI NË UNIVERSITE­TE

Përpara se të japin provimet që i bëjnë pjesë të konkursit për të fituar një degë në universite­tet publike a private, maturantët e vjetër, mbetësit apo ata që vijnë nga jashtë vendit duhet të plotësojnë Formularin A1Z në datat 21- 23 gusht, ku caktojnë lëndën me zgjedhje që dëshirojnë të japin në shtator. Kalimi me sukses i tyre iu jep të drejtën e plotësimit të Formularit A2 nga data 15 deri më 20 shtator, për kuotat që mbeten të lira me përfundimi­n e raundit të parë të garës. Lista e fituesve të dytë do të shpallet në datën 25 shtator, pas kalkulimev­e që do të bëjnë universite­tet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania