Panorama (Albania)

Masakra e Selenicës, banorët: Familjet në konflikt prone

Nënkryetar­i i bashkisë: Nuk na u ankuan asnjëherë zyrtarisht

-

Pas seancës ku u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, Ritvan Zykaj u dërgua drejt ambienteve të paraburgim­it në Vlorë, nga ku mësohet se është vendosur në një qeli i vetëm.

Burime nga Policia kanë konfirmuar se duke qenë se ende nuk ka një raport zyrtar të ekzaminimi­t të tij mendor, është vendosur që ai të qëndrojë i vetëm për të shmangur ndonjë përplasje në qeli. Por, që pas seancës gjyqësore, 24- vjeçari i akuzuar për vrasjen e tetë kushërinjv­e të tij nuk ka dashur të dalë më nga qelia. Ai nuk ka pranuar të dalë as në orarin e ajrimit në ambientet e oborrit, duke dashur të qëndronte i vetëm dhe i izoluar gjatë të gjithë kohës. Ndërkaq, siç mësohet, ai nuk e ka refuzuar ushqimin. Edhe në ambientet e paraburgim­it, atij nuk i ka shkuar asnjeri ta takojë. Ende mban rrobat, me të cilat u paraqit në Gjykatë, ku një bluzë siç mësohet ia kishin dhënë efektivë të Policisë së Vlorës. As prindërit, as i vëllai apo e motra dhe as ndonjë i afërt tjetër nuk janë paraqitur për ta vizituar atë apo për t’i sjellë ndërresa të tjera. I riu ka deklaruar në Gjykatë se ngjarja kishte ndodhur për shkak se e akuzonin gjithnjë për vjedhje dhe se akuza e fundit kishte qenë për disa pula. Ndërkaq, banorë të fshatit Resulaj theksojnë se mes dy familjeve kishte pasur konflikte të herëpasher­shme për çështje pronash. Sipas tyre, familja e tetë viktimave kishte jetuar më parë lart në kodrinë. Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëve­shje për një pjesë të kësaj prone. I kontaktuar nga “Panorama”, nënkryetar­i i Bashkisë së Selenicës, Neim Veshaj, pranoi se ishte në dijeni të këtij konflikti. Sipas tij, dy familjet nuk ishin ankuar asnjëherë zyrtarisht në bashki për mosmarrëve­shje për çështje pronash. Por, ai theksoi se e kishte mësuar një gjë të tillë nëpërmjet banorëve të fshatit. Pikërisht ky shkak dyshohet të ketë ndikuar që të tetë familjarët e vrarë të mos varroseshi­n në varrezat e fshatit, por në pronën e tyre. Një veprim i tillë nga ana e të mbijetuarv­e dhe familjarëv­e të tjerë të viktimave, dyshohet të jetë kryer edhe si një formë për t’i treguar familjes tjetër, djali i së cilës kreu këtë masakër, se kjo pronë do të jetë tashmë e tyre.

“E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarv­e. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuari­t e për t’i ndihmuar ata”, u shpreh Veshaj.

 ??  ?? Nga ceremonia mortore
Nga ceremonia mortore
 ??  ?? Ceremonia e varrimit
Ceremonia e varrimit
 ??  ?? Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit
Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania