Panorama (Albania)

Djeg shtëpinë e të shoqit dhe tenton të mbysë vajzat, pranga 42- vjeçares

Arrestohet 42- vjeçarja: Më iku mendja, vendosa të mbysja binjaket e mia dhe më pas veten. Burri pinte e më dhunonte

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Pasi shkrumboi banesën e bashkëjetu­esit të saj, 42vjeçarja tenton të mbysë në lumin Seman dy vajzat e saj të mitura.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Grecalli të Fierit. Sipas Policisë, Rudina Kishta, 42 vjeçe, fillimisht i ka vënë flakën banesës së Ardian Gjikës dhe më pas është drejtuar drejt lumit Seman bashkë me dy binjaket e saj 6- vjeçare. Fatmirësis­ht, një djalë i ri, i cili po peshkonte, ka parë tentativën e gruas për të mbytur të bijat dhe ndërhyri në kohë duke shmangur tragjedinë. Ai i ka thënë Policisë se kishte parë një grua që vraponte dhe tërhiqte përdore duke i zvarritur dy fëmijët e saj. Pas kësaj, kur ka mbërritur në bregun e lumit, ajo ua zhyste kokën në ujë. Kjo ka bërë që i riu me iniciale B. N., të vraponte drejt vendit duke ia hequr nga duart e së ëmës të dyja vajzat që ulërinin të tmerruara. "Fati e deshi të shkoja në kohë. Ajo po ua zhyste kokën në ujë. Vajzat ulërinin. Unë shkova dhe i mora fillimisht njërën vajzë dhe e hodha tutje. Pastaj ia hoqa nga duart edhe tjetrën. Vajzat ishin të traumatizu­ara, por edhe gruaja nuk m'u duk mirë. Ishte shumë e ngarkuar psikologji­kisht", është shprehur në Polici i riu që shpëtoi vajzat.

Policia mbërriti në vend dhe arrestoi 42- vjeçaren, e cila, nga hetimi, rezultoi se ishte edhe autore e djegies së banesës. Dyshohet se ajo ka përdorur benzinë. E marrë në pyetje nga blutë, fillimisht gruaja me origjinë nga Elbasani e ka mohuar autorësinë e djegies së shtëpisë. Por, më tej, ndikuar edhe nga gjendja e saj, ajo është dorëzuar duke pranuar gjithçka. Gruaja ka dëshmuar se e kishte kryer këtë veprim pasi i shoqi ( me të cilin nuk kishte martesë ligjore) ia kishte nxirë jetën gjatë të gjithë kohës. Ai, veçse nuk punonte, ishte gjithë kohës i alkoolizua­r dhe e dhunonte sistematik­isht. Ajo kishte nisur bashkëjete­sën dy vite më parë me Ardian Gjikën, pasi ishin futur shkesë të afërm të tyre. Por marrëdhëni­a nuk po funksionon­te mes tyre pasi Ardiani, siç ajo ka pohuar, pinte gjithë kohës dhe ishte i dhunshëm. Për këtë shkak, 6 muaj pasi nisën bashkëjete­sën, ajo u largua prej tij për t'u kthyer te familja e saj bashkë me vajzat ( nga një martesë e mëparshme). Edhe Ardiani, siç mësohet, ka dy fëmijë, të cilët jetojnë me ishbashkës­horten e tij. Gruaja ka dëshmuar se gjatë këtyre dy viteve largohej herë pas here nga shtëpia e tij, ( me nga 2- 3 muaj), por me ndërhyrjen e tij te familja e saj, rikthehej. Kështu ndodhi edhe të dielën, kur, sipas saj, Ardiani kishte sh- kuar ta merrte atë, pasi ajo ishte larguar prej tij rreth dy muaj më parë. Duke dashur të besonte premtimet e tij, ajo mori vajzat dhe mbërriti në Fier. Por i shoqi sërish ka nisur të pinte, ndaj ajo e penduar që u rikthye i ka kërkuar që të nesërmen ( ditën e ngjarjes) ta çonte sërish në Elbasan. Ardiani i ka premtuar se do ta çonte pas- dite. Por, ai është vonuar në një lokal të fshatit duke pirë, çka ka sjellë irritimin e gruas deri në ekstrem, duke i djegur atij shtëpinë në shenjë hakmarrje. "Pasi dogja shtëpinë, qëndrova pak në fshat dhe më pas mora vajzat për dore dhe u nisa që të shkoja te familja ime në Elbasan. Por, rrugës, pashë makina policie dhe zjar- rfikëse. U trondita shumë. Mendova do të më arrestonin dhe ku do t'i lija vajzat. Ndaj, për një moment, mendja ime iku... I mora përdore dhe u nisa drejt lumit. Mendova t'i mbysja të dyja e më pas edhe veten. Erdhi një djalë dhe m'i largoi, ai i shpëtoi", është shprehur në Polici 42- vjeçarja, e cila, sipas burimeve, ka qenë mjaft e ngarkuar psikologji­kisht gjatë të gjithë kohës së rrëfimit të saj. Sipas banorëve të fshatit, Rudina ishte mjaft e urtë dhe nuk përzihej me njeri. Ata fajësojnë Ardianin për këtë që ndodhi, pasi, sipas tyre, edhe babai i tij, Trifon Gjika, është larguar 1 vit më parë nga banesa për shkak të dhunës së të birit ndaj tij.

 ??  ?? Shtëpia e djegur
Shtëpia e djegur
 ??  ?? Banesa e djegur në fshatin Grecalli të Fierit
Banesa e djegur në fshatin Grecalli të Fierit
 ??  ?? Lumi ku nëna tentoi të mbyste dy vajzat
Lumi ku nëna tentoi të mbyste dy vajzat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania