Panorama (Albania)

S’ka viktima shqiptare në tragjedinë e urës “Morandi”

Dyshime për dy emigrantë të zhdukur, ambasada lë numra emergjence

-

“Këtu është ferri”, thonë qindra zjarrfikës­it që janë angazhuar në tragjedinë e shembjes së urës “Morandi” në Itali, por fatmirësis­ht, në atë ferr deri tani të dhënat tregojnë se nuk ka shqiptarë mes viktimave.

Me gjithë keqardhjen e madhe për 35 viktimat, trupat e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat të pajetë, mbetet ende frika për shqiptarë të zhdukur në këtë tragjedi. Janë dhjetë njerëz ende të pagjetur. Një shqiptar i identifiku­ar si Ferdinand Sakaj, banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton”, ndërkohë që thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka konfirmuar gjithashtu se mes 440 njerëzve të evakuuar janë edhe 5 familje shqiptare. Por deri tani nuk ka asnjë informacio­n zyrtar se mund të ketë viktima shqiptare në këtë ngjarje të rëndë. Është pikërisht ambasada shqiptare në Itali, që ka informuar se deri tani nuk mund të flitet për shqiptarë të pajetë apo të plagosur rëndë, edhe pse dihet se në atë zonë të Italisë ka shumë shqiptarë që jetojnë, por edhe për faktin se ura ishte një autostradë e përdorur nga shumë shtetas, jo vetëm italianë, pasi lidhte pjesë të rëndësishm­e të Italisë, por edhe vendin me Francën. “Ambasada ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës “Morandi” në autostradë­n A10 në Genova. Deri tani nuk kemi informacio­ne nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë”. Ambasada ka lënë dy numra operativë për asistencë.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e lumit Polcevera, por ka edhe të tjera ku copëza të urës kanë rënë mbi shtëpitë dhe objektet industrial­e që ndodheshin nën të. E përditshmj­a italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar. Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Genova- Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano- Genova dhe Genova- Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin portokalli.

Ndërkohë, me tragjedinë është solidarizu­ar edhe politika shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania