Panorama (Albania)

Dëshmitë: Një rrufe dhe gjithçka u thërrmua

Mirëmbajtj­a për urën duhej të kishte nisur në ‘ 90, por nisi në 2016

-

Njerëzit që kanë dëshmuar shembjen e urës “Morandi” gjatë ditës së martë, janë të traumatizu­ar. Ata që kanë shpëtuar gjallë e kanë quajtur veten me fat, por nuk do të shkëputen për një farë kohe nga takimet me psikologun. Të paktën kështu janë shprehur anëtarët e një familjeje italiane. Dëshmitë nga vendngjarj­a thonë se një rrufe ka goditur urën vetëm pak sekonda para se ajo të shembej. Familja me katër persona janë paraqitur te psikologu, ku po tregonin ngjarjen pas rënies së rrufesë. “Pamë të thërrmohej struktura dhe pastaj fluturoi poshtë kamioni i parë”, janë shprehur ata. Ekspertët thonë se kjo mund të ketë rëndësi apo mund të mos ketë fare, mbetet për t’u hetuar. Por sipas dëshmitarë­ve, sapo një rrugë ka goditur bazën e një shtylle mbajtëse, betoni kishte nisur të thërrmohej dhe më pas gjithçka u shemb. Spitali “Villa Scassi di Sampierdar­ena”, është ai që ndodhet më afër vendit të tragjedisë. Mes shumë viktimave ka edhe nga ata që kanë shpëtuar për mrekulli. Një prej tyre është Davide Capello, një 30- vjeçar zjarrfikës me punë në Genova. Ai ishte me makinë në urën në kohën e shem- bjes së saj. “Pashë rrugën përpara që copëtohej dhe shkëputej dhe unë u gjenda i ngrirë dhe i pafuqishëm brenda makinës sime, e cila nisi të fluturonte poshtë. Mendoj se mund të kem rënë rreth 30 metra dhe më pas në mënyrë të pabesueshm­e makina ndaloi, mbase ka ngecur diku, nuk kishte një përplasje të dhunshme. Kolegët më thonë se ishte një mrekulli”, u shpreh ai. Një tjetër kamion ka shpëtuar për mrekulli, pasi është gjendur midis boshllëkut dhe pjesës së pashembur të urës, duke mos rënë poshtë. Banorët e zonës janë të alarmuar. Një grua e identifiku­ar në BBC si Elisabeta tha se “Gjendja e urës na ka shqetësuar gjithmonë. Askush nga ne nuk e ka kaluar kurrë urën me zemër të qetë. Të gjithë luteshim që ura të mos shembej. Sot kjo ndodhi”. Një familje që jeton në Genova tha se, “Ne jetojmë rreth tre milje nga ura, por dëgjuam një zhurmë shumë të fortë... U trembëm... Trafiku u çmend tërësisht dhe qyteti u paralizua”. Një tjetër dëshmitare tha se në Genova atë ditë kishte shumë shi dhe bubullima si kurrë më parë.

Shkaku i vërtetë i rrëzimit të urës nuk është ende i qartë, por ministri i Transporte­ve, Danilo Toninelli, tha se kjo ka treguar gjendjen e mjerueshme të infrastruk­turës së vendit dhe mungesën e mirëmbajtj­es. Ai shtoi se “Ata që janë përgjegjës do të paguajnë”. “Nuk ka pasur mjaftueshë­m mirëmbajtj­e dhe kontrolle dhe as punë sigurie për shumë ura në Itali, sidomos ato që janë ndërtuar në vitet ‘ 60", tha ai. Mirëmbajtj­a për urën “Morandi” duhej të kishte nisur në vitet ’ 90, por nisi në vitin 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania