Panorama (Albania)

“S’ka konkurrenc­ë, 1 në 3 tendera jepen pa garë”

PD: Rama u ka dhënë klientëve të tij 70 milionë euro në 1 vit

-

Partia Demokratik­e vijon akuzat ndaj qeverisë për dhënien e tenderave në disa duar për klientët e saj. Përmes një dalje për mediat, drejtuesja e Departamen­tit Antikorrup­sion në PD, Lealba Pelinku, theksoi se korrupsion­i në qeverinë Rama është në nivele alarmante. “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë me të njëjtin konkluzion si disa institucio­ne të rëndësishm­e ndërkombët­are, Departamen­ti Amerikan i Shtetit apo Gjykata Europiane e Auditit, se në Shqipëri nuk ka konkurrenc­ë të hapur dhe 1 në 3 tendera janë dhënë pa garë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se korrupsion­i është në nivele alarmante dhe se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsion­it. Përkthimi në shifra i mungesës së konkurrenc­ës në shpenzimin e parave publike zbulon se qeveria e Edi Ramës u ka dhënë klientëve të saj në 1 vit 70 milionë euro pa garë, duke e rritur në mënyrë alarmante këtë procedurë korruptive në krahasim me vitin e parë të qeverisjes”, tha përfaqësue­sja e PD. Sipas Pelinkut, ligji nuk u jep të drejtë kompanive që nuk shpallen fituese në garë, që të ankohen, por, edhe nëse ato e bëjnë një veprim të tillë, futen në “listën e zezë” të sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë, i cili, sipas PD- së, është kthyer në noter të korrupsion­it. “Mënyra tjetër për të grabitur paratë publike është pjesëmarrj­a në tender e vetëm 1 kompanie. Edhe në këtë procedurë korruptive konkurrenc­a ka munguar plotësisht në 30 % të rasteve, duke paracaktua­r fituesin e preferuar të qeverisë për ndarjen së bashku të miliona eurove të tjera nga taksat. Kompanitë e tjera, pa njohje dhe mbështetje qeveritare, nuk kanë ku të ankohen për mungesën e konkurrenc­ës, pavarësish­t se ligji ua njeh këtë të drejtë. Nëse ankohen,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania