Panorama (Albania)

Komisioner­i Publik apelon vendimin për Alma Bratin: Hetimi pasuror, i mangët

Ankimimi i Komisioner­it Publik: Nuk u administru­an provat për huan 25 mijë euro dhe regjimin ushqimor 3.2 mln lekë

- ERALD DELIU Komisonerë­t Publikë

Komisioner­i Publik ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, i cili rikonfirmo­i në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Kjo e fundit u rikonfirmu­a në detyrë, edhe pse me notë minimale sa u përket aftësive profesiona­le, megjithatë, Komisioner­i Publik nuk është aspak i bindur për mënyrën sesi është kryer hetimi administra­tiv për pasurinë e gjyqtares. Kështu, Komisioner­i Publik i referohet burimit të krijimit të pasurisë për blerjen e një apartament­i nga ana e gjyqtares. Sipas tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it nuk ka administru­ar prova që provojnë ligjshmëri­në e një huaje 25 mijë euro, që gjyqtarja ka marrë dhe një shume të dhuruar prej 1.800.000 lekësh. Në të dyja rastet, sipas Komisioner­it Publik, Komisioni është mjaftuar me gjendjen e faktit, pasja e llogarive bankare nga ana e personave të lidhur dhe deklaratat noteriale të dorëzuara nga subjekti gjatë hetimit administra­tiv. Më tej, Komisioner­i Publik thotë se dyshues është edhe deklarimi i një shume totale prej 3.160.000 lekë si regjim ushqimor. Sipas Komisioner­it Publik, Komisioni nuk ka hetuar burimin dhe ligjshmëri­në së këtyre të ardhurave. “Këto të ardhura deklarohen, por nuk ka asnjë dokument provues mbi vërtetësin­ë dhe ligjshmëri­në e tyre, fakt ky i cili ndikon në analizën negative financiare mbi likuiditet­et dhe pasuritë e subjektit të rivlerësim­it. Subjekti i rivlerësim­it prej deklarimit të parë të interesave private e në vijim ka qenë e pasaktë dhe ka kryer deklarim të rremë, reflektuar edhe në deklaratën ‘ Vetting’, në kundërshti­m kjo me nenin D të aneksit të Kushtetutë­s dhe nenin 30 të ligjit nr. 84/ 2016. Komisioni nuk ka hetuar burimin e ligjshëm të huas prej 3.200 euro, marrë prej subjektit të rivlerësim­it për mbylljen e kredisë, me qëllim rikonstruk­sionin e banesës. Komisioni nuk ka hetuar shkakun e mospërputh­jes midis sipërfaqes truall të banesës, regjistrua­r në emër të subjektit dhe bashkëpron­arëve të tjerë, me sipërfaqen e tjetërsuar në kontratë”, shkruhet në dokumentin ankimues të Komisioner­it Publik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania