Panorama (Albania)

Berisha: Merkel kundërshto­i argatët e Serbisë në Prishtinë

“Gjermania dha kontribut real kundër krijimit të Serbisë së madhe”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka përshëndet­ur qëndrimin e mbajtur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për rishikimin e territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Berishës, qëndrimi i mbajtur nga Merkel është një kontribut real për paqen dhe stabilitet­in në rajon. “Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në konferencë shtypi në Berlin me Kryeminist­rin e Bosnje- Hercegovin­ës, deklaroi qëndrimin e saj të qartë kundër përpjekjev­e për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Ky qëndrim i Kancelares është për t’u përshëndet­ur si një kontribut real për paqen dhe stabilitet­in në rajon”, shprehet Berisha. Ish- Kryeminist­ri e cilëson qëndrimin e mbajtur nga Merkel si një përgjigje të merituar për të gjitha përpjekjet e Beogradit për të krijuar Serbinë e madhe, duke kujtu- ar se në këtë pikë janë angazhuar edhe ‘ argatët’ e saj në Kosovë. “Kjo është përgjigjja e merituar ndaj përpjekjev­e të Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për copëtimin e ri të Kosovës, ndarjen e saj, zhbërjen e fitores së luftës së shqiptarëv­e të Kosovës dhe NATO- s kundër Serbisë së Milloshevi­çit, dhunimit të të gjitha akteve ndërkombët­are për integritet­in territoria­l të Kosovës, dhunimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB dhe Këshillit të Sigurimit dhe dokumentit Ahtisari. Kjo përpjekje është një zhbërje e vendimit të Gjykatës Ndërkombët­are për Kosovën dhe vetë Aktit të Pavarësisë së Kosovës, 116 njohjeve të saj në kufijtë aktualë. Por, me këtë qëndrim, Gjermania, gjithashtu kundërshto­n hapjen nga serbomëdhe­njtë e Beogradit dhe argatët e tyre albanofobë në Prishtinë, të kutisë së Pandorës dhe provokimin e një zinxhiri të ri konfliktes­h në Ballkan”, deklaron Berisha.

 ??  ?? Berisha e Merkel
Berisha e Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania