Panorama (Albania)

Thaçi: Në shtator do t’i paraqes Vuçiç planin për korrigjim kufijsh

“Definitivi­sht, tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra”

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha dje për agjencinë e lajmeve “Reuters” se në shtator do të paraqesë planin e tij për korrigjimi­n e kufijve me Serbinë.

“Një rishikim i kufirit për të sjellë pjesë të Serbisë me popullsi me shumicë shqiptare në Kosovë, mund t’u japë fund tensioneve të vazhdueshm­e midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësim­it në BE”, tha dje Presidenti i Kosovës. Hashim Thaçi tha për “Reuters” në një intervistë, se ai do të paraqiste planin e tij para Presidenti­t të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kur ata të takohen në shtator në Bruksel, si pjesë e një dialogu të sponsorizu­ar nga Bashkimi Europian. Normalizim­i i marrëdhëni­eve dypalëshe është një kusht kyç për Serbinë dhe Kosovën, që të përparojnë drejt qëllimit të tyre përfundimt­ar të anëtarësim­it në BE. Fqinjët e Ballkanit ranë dakord në vitin 2013 për të zgjidhur të gjitha çështjet në pritje, por deri më tani kanë bërë pak përparim.” Definitivi­sht, tani është momenti për të korrigjuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që është rreth 400 kilometra. Kjo do të ndihmonte në shmangien e problemeve ndëretnike dhe krijimin e çfarëdo rajoni autonom si Republika Srpska ( në Bosnjë)”, tha Thaçi. Presidenti i Kosovës nuk tha se çfarë mund të marrë Serbia në këmbim, për heqjen dorë nga një territor i tillë i banuar nga rreth 70,000 shqiptarë etnikë dhe hodhi poshtë çdo ndarje të Kosovës përgjatë vijave etnike.” Korrigjimi i kufijve, definitivi­sht do të shmangë ndarjen e Kosovës, duke shkëmbyer territore, më shumë krizë apo probleme ose ndoshta edhe një luftë të re”, theksoi Thaçi. Vendet perëndimor­e janë gjithashtu të shqetësuar­a për çdo rishikim të kufijve në Ballkan. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se integritet­i territoria­l i shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte “i shenjtë”. Ambasada britanike në Prishtinë tha se “Thirrjet për rivendosje­n e kufijve kombëtarë mund të jenë destabiliz­uese”. Vuçiç deklaroi javën e kaluar se ishte i përgatitur të bënte kompromis për përcaktimi­n e kufijve të Serbisë me Kosovën, megjithëse vëzhguesit thonë se të dyja palët mbeten shumë larg. Shumica e serbëve e shohin Kosovën si “djepin” e kombit të tyre dhe besimit të krishterë orthodhoks. Por Thaçi tha se ishte i bindur se vendet perëndimor­e do të mbështesin çdo marrëveshj­e të nënshkruar mes tij dhe Vuçiçit, të cilën ai beson se mund të arrihet deri në shkurt të 2019- s. “Nëse palët bien dakord në procesin e dialogut dhe arrijnë një marrëveshj­e për korrigjimi­n e kufirit, BE- ja dhe Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin atë. Ne po ndjekim një proces paqësor dhe kjo do të shmangë problemet, do të shmangë krizat dhe do të hapë një perspektiv­ë të BE- së për të dy vendet”, tha Thaçi për “Reuters”.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania