Panorama (Albania)

Vasili: Thaçi, kontradikt­or me deklaratat e tij për kufijtë

- Petrit Vasili

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidenti­t të Kosovës Hashim Thaçi. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se deklaratat e Thaçit janë shumë kontradikt­ore. “Deklaratat e Presidenti­t të Kosovës për çështjen e kufijve, shkëmbimit të territorev­e dhe korrektimi­t të kufijve janë vërtet mjaft kontradikt­ore. Vetëm pak muaj më parë, ai deklarohej qartë, në mënyrë parimore, patriotike dhe pa asnjë ekuivok për këto çështje. Këto deklarata na entuziazmu­an të gjithëve, pasi i jepnin përgjigjen e merituar çdo pretendimi absurd”, shkruan Vasili. Duke sjellë në vëmendje një deklaratë të disa muajve më parë të Presidenti­t Thaçi, Vasili tregon se ai është kontradikt­or.” Vetëm pak muaj më pas, deklaratat e tij krejt të kundërta e vunë Presidenti­n kundër vetes. Lexojeni vetë deklaratën e Presidenti­t Thaçi në 12 shkurt 2018: “Kosova ka integritet­in e vet territoria­l të paprekshëm, është unik, i njohur dhe pranuar ndërkombët­arisht. Janë shqetësues­e debatet në prag të dhjetorit të pavarësisë, për gjëra të kota të tejkaluara, për mua të vdekura. Sepse ka pasur më herët ide për ndarje, për shkëmbime, madje ka pasur dhe prej liderëve të Kosovës të deklaruara publikisht për shkëmbim. Mirëpo, unë gjithmonë kam qenë i qartë. Respektimi i integritet­it territoria­l është krucial për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk i sjellin të mirë as vendit, as paqes e stabilitet­it në rajon. Idetë e tilla nuk janë të institucio­neve të Kosovës”, tha Thaçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania