Panorama (Albania)

Rrugë e re në zonën e ish- Kombinatit, Veliaj: Çdo ditë, një punë konkrete

-

Një tjetër rrugë në kryeqytet është rikonstruk­tuar nga Bashkia e Tiranës. Përfituesi­t e radhës janë mijëra familje, që jetojnë në zonën e ish- Kombinatit “Josif Pashko” e deri tek ish- Uzina Dinamo. Gjatë inspektimi­t të fundit të punimeve, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, vuri në dukje se ashtu siç ishte premtuar, investimet po shkojnë në çdo lagje. Por një lajm akoma më i mirë është projekti i radhës, stacioni i ri i trenit në kryeqytet. “Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë, një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ‘ by- pass’, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ‘ shinat e Trenit’. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin te Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s’duhet të humbasim trenin e investimev­e në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë”, deklaroi Veliaj. Ashtu si edhe për dhjetëra punë të tjera të nisura gjatë periudhës së verës, kryebashki­aku shprehu bindjen se në shtator, kur dhe të nisë vrullshëm viti i ri shkollor, banorët do të gjejnë shumicën e punëve të përfunduar. Investimi i përfunduar në zonën e ish- Kombinatit ishte një projekt i premtuar që në vitin 2013 nga administra­ta e kaluar, por përfundoi falë ndërhyrjes nga Bashkia e Tiranës për lirimin e hapësirave nga objektet informale dhe trajtimin me bonus strehimi të familjarëv­e, të cilët prekeshin nga zbatimi i projektit. Ndërhyrja në segmen- tin midis kryqëzimit ish- Kombinati “Josif Pashko” tek ish “Uzina Dinamo” ka konsistuar në realizimin e rrjetit të ri të ujësjellës- kanalizime­ve, vendosjen e sistemit të ndriçimit, trotuare, gjelbërim dhe vendosjen e plotë të sinjalisti­kës horizontal­e dhe vertikale.

 ??  ?? Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve
Veliaj, dje në inspektimi­n e punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania