Panorama (Albania)

Burri: Më kërkoi ta çoja te familja e saj një ditë pasi erdhi

-

Ardian Gjika hodhi dyshimin që në momentet e para pas ngjarjes se kishte qenë Rudina, bashkëjetu­esja e tij, ajo që i kishte vënë zjarrin shtëpisë. Ai thekson se ajo ka tentuar edhe më parë dhe se herë pas here largohej prej tij me muaj të tërë, duke jetuar te familja e saj në Elbasan. Ai kishte shkuar dhe e kishte marrë të dielën. Por 42- vjeçarja ishte penduar dhe i kishte kërkuar ta rikthente te familja. Ai hodhi dyshime se ajo vuan nga depresioni, por nuk dha detaje të tjera në lidhje me marrëdhëni­en mes tyre.

Ardian, ku ishit ju në momentin që banesa kishte marrë flakë?

Isha në Daullas, këtu ngjitur me fshatin tonë. U ula në një lokal me një shok. Rudina më kishte kërkuar ta çoja në Elbasan dhe unë ia kisha nxjerrë rrobat jashtë asaj. Por ajo i kishte vënë flakën shtëpisë. Unë e pashë teksa po ikte, por nuk e cdija çfarë kishte ndodhur. Madje, i thashë ik në shtëpi se e kam lënë hapur. Më pas më morën në telefon dhe më thanë ik se po të digjet shtëpia. E mora për shaka, por më pas u nisa dhe ç'të shoh, shtëpia ishte djegur e gjitha.

Pse ia ka vënë flakën shtëpisë, keni ndonjë ide?

Do ketë qenë me depresion, kushedi... Se më tha mua dua të iki te nëna. Mbrëmë erdhi ( e diel), pruri gjithë atë plaçkë, një kamion. I thashë do të çoj në darkë, mbaro punët e do të çoj në darkë. Por ajo s'më priti, i ka vënë flakën shtëpisë.

Dje e morët nga banesa e saj?

Dje, sa e mora. Kishte dy fëmijë të vegjël, binjake, 6 vjeçe.

Ku ishin fëmijët?

Me të ishin, rrugës. Nuk e di. Pse dyshoni se ka qenë gruaja ajo që ia ka vënë flakën? Donte të ikte te mamaja. I thashë mos u mërzit, në darkë mbaroj punë, marr makinën e të çoj.

A ka tentuar edhe herë të tjera?

Po, edhe më parë. E kisha ca muaj këtu, pastaj iku. Kështu vinte e ikte ajo.

Çfarë ju është dëmtuar në banesë?

Çdo gjë që kisha, i gjithë malli. Me mobilie e me të gjitha çfarë ka shtëpia.

 ??  ?? Ardian Gjika, pronar i banesës së djegur
Ardian Gjika, pronar i banesës së djegur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania