Panorama (Albania)

NJËRI NGA VËLLEZËRIT HALILI U PLAGOS NË 2015- n

- ETLEVA DELIA

Të paktën 60 plumba kallashnik­ovi janë shkrepur dje drejt vilës 4- katëshe të një familje prej 8 anëtarësh, në afërsi të Bashkisë së Kamzës.

Pas breshërisë së plumbave, autorët kanë hedhur edhe një kallëp tritol në oborrin e shtëpisë, kati i parë i së cilës është lokal, duke dëmtuar 3 makina që ndodheshin të parkuara aty. Fatmirësis­ht, askush nga anëtarët e familjes nuk është plagosur, ndonëse të shtënat dhe eksplozivi kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02: 07 pas mesnate dhe në atë kohë të gjithë pjesëtarët e familjes Halili kanë qenë duke fjetur. Ndonëse plumbat kanë goditur edhe xhamat e muret e dhomave të gjumit, fatmirësis­ht askush nuk është lënduar. Policia tha se sulmi ka ndodhur në banesën e Shkëlqim Halilit, 44 vjeç, ku gjithashtu ndodhet edhe një biznes familjar, kryesisht lokal, që administro­het nga 6 vëllezërit Halili. Drejt shtëpisë janë zbrazur më shumë se 60 plumba kallashnik­ovi, ndërsa Policia, gjatë natës e deri vonë, kreu ekspertizë në vendngjarj­e duke mbledhur edhe gëzhojat. Edhe pse banesa ndodhet pak metra larg Policisë, pas sulmit autorët janë larguar me një makinë, të cilën e kanë djegur për të zhdukur gjurmët. Policia ka dyshime se automjeti është i vjedhur, ndërkohë që përveç sekuestrim­it të kamerave të sigurisë u pyetën edhe anëtarët e familjes Halili. Por ata i thanë Policisë së nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur.

NGJARJA Policia e Tiranës njoftoi dje se në orën 02: 07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamzë, në oborrin e banesës së shtetasit Shkëlqim Halili, është hedhur një sasi lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetet e parkuara në oborrin e banesës. Gjithashtu, sipas Policisë, autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. Ndërsa në vijim të këtij informacio­ni për ngjarjen, Policia tha se në FushëKrujë është gjetur një mjet i djegur, tip “Fuoristrad­ë”, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnik­ov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje, që deri tani konsideroh­et një atentat i dështuar. Ndërsa po hetohet në drejtim të një vrasje të mbetur në tentativë, por edhe ndonjë mesazhi kërcënues në drejtim të familjes Halili. Të njëjtat burime thanë se i gjithë sulmi me armë e eksploziv ka Më 28 dhjetor të vitit 2015, një nga vëllezërit Halili, Klevis Halili, u plagos me armë zjarri në Kamzë. Policia tha në atë kohë se autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin shtetasit Amarild Dushku dhe Alfred Rrushi. Dushku, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë gjermane dhe shtetasi Alfred Rrushi si pasagjer, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve Klevis Halili dhe Jurges Mullahi, kushërinj me njëritjetr­in, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar rëndë të dy shtetasit e lartpërmen­dur, të cilët u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja, sipas Policisë, kishte ndodhur për shkak të hedhjes së një fishekzjar­ri. Po për këtë ngjarje, pati një tjetër përplasje me armë në janar të këtij viti, në Kamzë. zgjatur diçka më pak se 2 minuta. Pasi kanë qëlluar me armë automatike, autorët, që besohet të kenë qenë dy persona të maskuar, kanë hedhur sasinë e lëndës plasëse në oborr, në drejtim të një mjeti tip “BMW”, që ishte e parkuar pranë dy mjeteve të tjera, një tjetër “BMW” dhe një “Volkswagen”. Të tria këto makina kanë pësuar dëme të konsiderue­shme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania