Panorama (Albania)

Vrau dy persona para 19 vitesh në Lezhë, arrestohet 39- vjeçari

-

PUKE - I dënuar për vrasje të dyfishtë, kapet 39vjeçari nga Puka. Ndue Memaj ishte i shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1999. Për këtë ngjarje, i riu, në atë kohë 31 vjeç, u dënua fillimisht nga Gjykata e Pukës me 24 vite heqje lirie në mungesë, ndërkohë që vendimi përfundimt­ar i Gjykatës së Apelit në Shkodër e dënoi atë me 20 vite burg. Por historia e të riut nga Puka është e komplikuar, pasi ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2010 dhe, pavarësish­t kësaj, doli nga qelia, ndërkohë që çështja e tij kaloi në Apeli. 39vjeçari u arrestua të martën nga Forcat Operaciona­le të Shkodrës në bashkëpuni­m me Policinë e Pukës. Ndue Memaj, në vitin 1999, qëlloi për vdekje Jak Ndokën, duke thënë se një gjë të tillë e kishte kryer për hakmarrje. Në momentin e vrasjes, Ndoka ishte duke drejtuar mjetin e tij furgon dhe si pasojë është përplasur me një kioskë, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Agron Hyseni, i cili gjendej brenda saj. Nga kjo ngjarje u plagos gjithashtu edhe një kalimtar i rastësishë­m. Ndue Memaj arriti që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që la një letër te kryeplaku i fshatit, ku sqaronte se motivi për vrasjen e Jak Ndokës ishte për gjakmarrje. I riu, pas ngjarjes humbi gjurmët, ndërkohë, disa vite pas shpalljes së tij në kërkim, u arrestua në Milano më 19 shkurt 2007, pas 8 vitesh në arrati. Pas kësaj, Memaj u ekstradua më 12 gusht 2010, ku iu dorëzua në aeroportin “Nënë Tereza” përfaqësue­sve të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve. I riu u ekstradua për të vuajtur një dënim prej 24 vite burg, por dënimi në mungesë i jepte të drejtën atij për ta apeluar çështjen. Në këtë mënyrë, dosjen e tij e mori në dorë Gjykata e Apelit në Shkodër, e cila, më 7 nëntor 2013, e dënoi atë me 20 vite heqje lirie. Por ngelet ende e paqartë sesi ka arritur 39vjeçari të dalë nga qelia.

 ??  ?? I arrestuari, Ndue Memaj
I arrestuari, Ndue Memaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania