Panorama (Albania)

Konfliktet e vazhdueshm­e për pronat, vëllai plagos vëllanë

-

TIRANE – Një konflikt i vazhdueshë­m pronësie mes dy vëllezërve, për pak sa nuk shkaktoi një vrasje dje në Tiranë. Në debat e sipër, për të njëjtën çështje që ziheshin përherë, ka bërë që dy vëllezër të përleshesh­in me njëri- tjetrin në shkallët e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Meme Meto”, pranë ish- restorant “Durrësit”, ku dy vëllezërit kishin edhe një lokal. Njëri prej tyre, shtetasi I. Xixa, ka goditur me thikë vëllain tjetër 43- vjeçarin A. Xixa. Dëshmitarë­t nga vendi i ngjarjes thanë dje se i plagosuri ka mundur të largohet me vrap pas goditjes së parë, pasi i vëllai ka tentuar ta qëllonte edhe disa herë të tjera. Menjëherë, banorët kanë lajmëruar Policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it Nr. 4, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes. Ndërsa i plagosuri mësohet se ka një plagë të rëndë në bark, pasi thika i ka dëmtuar zorrët, megjithatë ndodhet në gjendje të stabilizua­r dhe jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 14.08.2018, rreth orës 11: 54, në rrugën ‘ Meme Meto’, janë konfliktua­r për motive të dobëta dy vëllezër, shtetasit I. X., dhe A. X., ku gjatë konfliktit shtetasi I. X. ka qëlluar në trup me mjet prerës, vëllain e tij, shtetasin A. X. I dëmtuari A. X. është transportu­ar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat­in e Policisë Nr. 4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale mjetin prerës”, tha dje Policia e Tiranës. Ndërsa dëshmitarë­t thanë se i kishin dëgjuar edhe më parë dy vëllezërit që debatonin me njëri- tjetrin, pasi kishin mosmarrëve­shje për sa i përket ndarjes së pasurisë. Megjithatë, më parë ata nuk kishin pasur përplasje kaq të rënda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania