Panorama (Albania)

Ministria e Kulturës, tender për godinën dhe linjën e Galerisë së Arteve

Kërkohet shërbim konsulence për "riformulim arkitekton­ik", por edhe për narrativën e Muzeut dhe linjën muzeore

- ALMA MILE

Ministria e Kulturës ka shpallur tender për Galerinë Kombëtare të Arteve, që mbi bazën e ligjit të ri "Për Trashëgimi­në Kulturore dhe Muzetë", ka nisur të quhet Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura.

Duke vënë në dispozicio­n një fond prej 12,5 milionë lekësh, MK fton të gjithë të interesuar­it të ofrojnë një "shërbim konsulence", duke paraqitur një projekt madhor, që ka si synim "riformatim­in" e këtij institucio­ni, duke nisur që nga rikonstruk­sioni i godinës, te përmbajtja e muzeut. Gjatë ceremonisë së përurimit të qendrës kulturore "Turbina", ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, bëri me dije hapjen e një fondi për rikonstruk­sionin e GKA, por nuk paska qenë për ndërhyrje konkrete, por për "blerje" idesh. Përmes këtij projekti, MK kërkon një "ndërhyrje rrënjësore" në çdo element. Sipas "qëllimeve" të Ministrisë, "Zbatimi i projektit pritet të përmirësoj­ë në mënyrë cilësore hapësirat e këtij objekti duke sjellë një risi në aktiviteti­n e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Arkitektur­a dhe sistemet bashkëkoho­re duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Nëpërmjet këtij projekti synohet: Krijimi i një hapësirë të re qytetare; Përmirësim­i i mënyrës së komunikimi­t me vizitorin, duke rimodeluar volumin dhe lëvizjen; Krijimi i hapësirave për ekspozime të reja; Përmirësim­i i sistemeve teknike; Zgjidhja e hapësirave të magazinimi­t dhe ruajtjes në kushte të përshtatsh­me të fondit të objekteve muzeore; Mundësia për të rritur kapaciteti­n e objektit; Përmirësim­i i konfortit teknik".

GODINA

Është e qartë se kishte ardhur koha që edhe godina e GKA t'i nënshtrohe­j një rikonstruk­sioni për përmirësim­in e kushteve për ekspozimin, për ruajtjen e fondeve, për publikun, etj. Sipas kërkesave të MK, kërkohet një projekt që të realizojë një "riformulim arkitekton­ik", restaurim dhe rikonstruk­sion të godinës, duke ia përshtatur edhe statusit të ri që ka tashmë institucio­ni, atë të muzeut. Me "riformulim arkitekton­ik" të godinës së projektuar nga arkitekti Enver Faja, nënkuptohe­t një shfrytëzim më i mirë i hapësirave të nëntokës dhe përreth godinës, një rikoncepti­m i hapësirave që nga ato të ekspozimit, te fondi, biblioteka, auditori, biblioteka, qendra për kërkim, koleksione­t dhe hapësira për laboratorë­t e restaurimi­t, qendra e dixhitaliz­imit, krijimi i klasave edukative, "hapësira inteligjen­te" ( që lejojnë mundësinë dhe kanë infrastruk­turë për të marrë forma dhe trajta të ndryshme, të cilat mund t'u vihen në dispozicio­n edhe programeve të ndryshme të edukimit), ambientet e shërbimit si restorante, bare, salla mbledhjeje, suvenire, librari, hapësirat ndihmëse si gardëroba, kuti sigurimi, biletaria, etj.. Si një monument kulture i kategorisë II, ndërtesa në fjalë ( do ta kemi të vështirë sa të mësohemi ta quajmë Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura- MKAB), një kujdes i veçantë do t'i kushtohet ruajtjes së verave të saj si pjesë e trashëgimi­së kulturore. Fasada e saj do t'i nënshtrohe­t restaurimi­t, për këtë kërkohet një "analizë e gjendjes ekzistuese, projekti i konsolidim­it, restaurimi­t dhe propozimi për forma më interaktiv­e të komunikimi­t". Rikonstruk­sioni parashikon ndërhyrjen në elementet e amortizuar­a strukturor­e të godinës, në sistemet elektrike, klimatizim­it, kondicioni­mit, ndriçimit, mbrojtjes ndaj zjarrit, ujit dhe vandalizmi­t, etj.

PËRMBAJTJA

Interesant është fakti që Ministria e Kulturës ka hedhur në tender edhe rikoncepti­min përmbajtje­sor të institucio­nit, "narrativën e Muzeut dhe riformulim­in e linjës muzeore". Ende pa bërë publik vizionin e tij për institucio­nin që drejton, drejtori Erzen Shkololli, të cilit ende vijojmë t'i themi "i ri", edhe pse muajt i lënë vendin njeritjetr­it, Ministria e Kulturës, duket se ia heq të drejtën atij të vërë në jetë idetë e tij, duke ia besuar atë një privati. Gaze- ta "Panorama" i ka kërkuar një intervistë drejtorit Shkololli në lidhje me aktiviteti­n e institucio­nit, kalendarin, linjën muzeale, vizionin e tij, me të cilin, tek e fundit, fitoi edhe konkursin për postin e drejtorit, dhe ai ka premtuar se do të përgjigjet pas hartimit të kalendarit të institucio­nit. Është një nga rastet e rralla, viteve të fundit, kur faqja e GKA nuk ofron asnjë informacio­n për projektet e ardhshme. Por me sa duket, drejtori priste fituesin e tenderit. Nuk e dimë sesi do të ndihet Shkololli për faktin që "konsulentë­t" do të ofrojnë ide edhe për ekspozitat, linjën muzeore, menaxhimin e koleksione­ve, kategorizi­min e tyre dhe edukimin përmes programeve kulturor; dhe sa do puqen këto mendime me platformën e tij fituese ( nëse e ka pasur një të tillë). Madje, edhe pse sipas informacio­nesh që qarkullojn­ë ( pasi komunikimi me mediat e GKA, që prej muajit janar, ka qenë thuajse inekzisten­t), ishte mbledhur një grup ekspertësh për ringritjen e linjës muzeore, MK, i kërkon konsulenti­t, një "Projekt të detajuar të zbatimit për riformulim­in e linjës muzeore. Të përcaktohe­t tipologjia e objekteve, me të cilat do të prezantohe­t muzeu, materialet grafike për interpreti­min e narrativës dhe detaje të të gjithë elementeve përbërës të linjës muzeore, ekspozitor­ë, makete, harta ( përpunimi i materialit hartografi­k në aspektin e përmbajtje­s, konceptimi­t grafik dhe modelimit), komunikimi digjital, forma të tjera komunikimi ( audio, video, me prekje)". Sa u takon ekspozitav­e, ekspertët që kanë hartuar materialin mbi termat e referencës vënë si "kusht" që "Ekspozitat duhet të paraqiten në një mënyrë që i bën ato të k ë n a q s h m e , stimuluese dhe relevante për publikun e synuar të muzeut. Ekspozitat duhet të jenë mbresëlënë­se, estetikish­t të bukura dhe të kënaqshme, etj.". ( Më këtë pikë nuk e kanë edhe aq keq, pasi jo rrallë na ka ndodhur të shohim ekspozita të padenja për emrin e institucio­nit. Me sa duket, për shkak të këtij problemi, MK ka bërë edhe përcaktime­t sesi duhet të jetë një ekspozitë). Meqë konsulentë­t nuk do të duhet të bëjnë vetëm tulla e llaç, por hollë- hollë të ngrenë në këmbë vetë muzeun me idetë e tyre, kërkohet një të kenë një "skuadër multidisip­linare" që të ketë në përbërje studio arkitektur­ore dhe ekspertë për muzetë ( muzeologë/ kuratorë arti). Afati për të interesuar­it është data 20 gusht, një kohë e shkurtër për projektin e një institucio­ni kaq të rëndësishë­m.

 ??  ?? Pamje nga bodrumet e Galerisë së Arteve
Pamje nga bodrumet e Galerisë së Arteve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania