Panorama (Albania)

Rinovon Spaleti: Inter, nuk trembemi nga askush

"Vazhdojmë ëndrrën tonë, nuk kisha kurrë dyshime për këtë"

-

Luçiano Spaleti dhe Interi vazhdojnë rrugëtimin së bashku.

Tani është zyrtare: Trajneri ka rinovuar kontratën me skuadrën zikaltër deri në vitin 2021, kontratë e cila skadonte në fund të këtij sezoni. Dy vite të tjera për të synuar rikthimin e Interit në majat e futbollit italian dhe për të rikthyer lavdinë europiane. Spaleti nuk kishte kurrë dyshime për vazhdimin e "martesës" me Interin, por duket se merkato e bërë deri tani e ka kënaqur për të hedhur zyrtarisht firmën në kontratë. Ai shfaqet në fotot e publikuara nga klubi zikaltër përkrah Stiven Zhang, djali i pronarit Jindong Zhang. "Nuk kam pasur kurrë dyshime, vazhdojmë së bashku pa frikë", ishin fjalët e numrit një të zikaltërve.

PAKTI I DËSHIRAVE

Firma e shumëpritu­r ka ardhur dhe ky ishte një sinjal shumë i rëndësishë­m përpara fillimit të sezonit. Një veprim që qetëson ambientin zikaltër. Pas rikthimit në Ligën e Kampioneve dhe një merkatoje të shkëlqyer, në pritjen për të kuptuar nëse do të vijë Modriç, Spaleti "përqafon" akoma më fort projektin zikaltër. Dhe në fjalët e tij kuptohet se nuk ka menduar kurrë të kundërtën. "Dua të falënderoj familjen Zhang dhe drejtuesit e skuadrës që më kanë dhënë mundësinë për të vazhduar këtë aventurë. Dua të theksoj se kjo është thjesht një burokraci që duhet bërë, sepse unë nuk e kam vënë kurrë në dyshim të ardhmen time. Dëshira për të vazhduar dhe për të luftuar të gjithë së bashku për të mirën e këtij klubi ka qenë gjithmonë prezente. Unë kam pasur një raport të shkëlqyer dhe respekt reciprok me drejtuesit dhe takimet e përditshme na kanë bërë të vetëdijshë­m për të ëndërruar të njëjtat gjëra për këtë fanellë, për të ëndërruar bashkë me tifozët tanë. Le të themi se tani është bërë zyrtarisht pakti i dëshirave të përbashkët­a në botën interviste", ka thënë trajneri i zikaltërve. Falë kualifikim­it të Interit pas 6 vitesh në Ligën e Kampioneve, trajneri i bëri për vete drejtuesit, por mbi të gjitha tifozët e kësaj skuadre. Gjithmonë i drejtpërdr­ejtë për të përballuar sfidat dhe vështirësi­të që kishte në vitin e kaluar. Tani do ta ketë më të lehtë, por pas firmës në kontratën e re ndoshta ka ardhur koha që bota interiste, siç e quan Spaleti, të mos kënaqet me pak...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania