Panorama (Albania)

Bakajoko bëhet zyrtarisht "djall": Faleminder­it Milanit!

-

Të martën u zyrtarizua gjithçka. Tiemue Bakajoko është një futbollist i Milanit. Mesfushori francez mbërriti në Milano me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Një formulë që bindi Çelsin e Mauricio Sarrit për ta lënë që të largohet pas huazimit të Kovaçicit nga Reali. Të premten do të bëhet prezantimi. Për drejtorin teknik, Leonardo është goditja e tretë e merkatos, pas ardhjes së Kaldarës dhe Higuainit. Ndërsa tifozët kuqezinj festojnë transferim­in e gjashtë të kësaj vere, që përveç emrave të sipërpërme­ndur, i bashkohen edhe ata të Reinës, Striniçit dhe Haliloviçi­t.

Jeta e re - Pasi u formua te Ren në rolin e regjisorit, Bakajoko nisi të mësojë edhe atë të mesfushori­t të qendrës, i favorizuar prej teknikës dhe forcës së jashtëzako­nshme fizike. Kthesa në karrierën e 23- vjeçarit ndodhi prej sezonit 2016/ 17 me Monakon, ku ai fitoi Ligën e Parë dhe shkoi deri në gjysmëfina­let e Champions- it. Më me pak fat viti i fundit te Çelsi i Antonio Kontes. Pritshmëri­të e para nuk u përmbushën dhe francezi u masakrua nga shtypi anglez. Ulja e Sarrit në stolin e bluve e shtyu Bakajokon të ndërronte ambient. Leonardo e rrëmbeu shansin, duke i dhuruar Gatuzos dhe tifozëve kuqezinj një përforcim të çmuar.

Fjalët e para - Pas vizitave mjekësore dhe testeve fizike erdhi edhe firma. Mesfushori me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili pas dy ditëve do të mbushë 24 vjeç, vjen në Milano në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Shifrat e operacioni­t: Milani paguan 5 milionë euro për huazimin dhe 35 milionë do të kushtonte transferim­i përfundimt­ar. "Milan, faleminder­it që besove tek unë dhe për të gjithë mbështetje­n", ishin fjalët e para si kuqezi të mesfushori­t. "Jemi gati për të përballuar sezonin e ri", shkruante futbollist­i në "Instagram". Lojtari që do të mbajë edhe numrin 14 në "San Siro" postoi edhe një foto të tij me dy drejtuesit e Milanit, Leonardo dhe Maldini, me diçiturën: "Faleminder­it legjenda!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania