Panorama (Albania)

NENDREJTOR­I I ISSH Pensionet para e pas ‘ 94, si përfitohen vitet e punës

INTERVISTE/ Zv. drejtori i ISSH, Ali Emini, sqaron procedurat si gjendet vjetërsia në punë dhe pagesat e kontribute­ve. Dokumentet që duhen

- DORINA AZO

Kur një qytetar ka mbushur moshën për përfitimin e pensionit, aplikimi që ai kryen pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore shoqërohet me verifikim të dokumentac­ionit.

Verifikimi i dokumentac­ionit ka si qëllim njohjen e vjetërsisë në punë për kontribute­t e derdhura. Por, për përcaktimi­n e vjetërisë në punë para dhe pas vitit 1994, mungesa e dokumentac­ionit apo dëmtimi i tyre e vështirëso­n procesin. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nëndrejtor­i i ISSH- së, Ali Emini, shpjegon sesi veprohet për periudhën e siguruar para dhe pas vitit 1994, për rastet kur libreza e punës ka humbur apo kur biznesi ku dikush mund të ketë punuar, ka mbyllur aktiviteti­n. Nëndrejtor­i i ISSH- së shpjegon se çfarë duhet të bëjnë qytetarët, kur kanë mungesa të vjetërsisë dhe pasaktësi në librezën e punës.

Çfarë problemati­kash janë hasur në dokumentac­ionin e munguar për njohjen e vjetërsisë në punë dhe kontribute­t e paguara para dhe pas vitit 1994?

Në disa ndërmarrje dhe institucio­ne, dokumentac­ioni ka rezultuar me të meta thelbësore, duke i krijuar probleme ISSH- së në përcaktimi­n e vjetërsisë në punë dhe përllogari­tjen e përfitimev­e që ofron legjislaci­oni i Sigurimeve Shoqërore. Ndër të metat kryesore, me të cilat u arkivua dokumentac­ioni janë: I dorëzuar si dokument jo i plotë; me rubrika të pambyllura përsa i përket vjetërsisë në punë; me mangësi dhe gabime në gjeneralit­ete; me korrigjime të shumta; me faqe ku ishte ndërhyrë, duke shtuar emra; listëpages­a të paplota dhe të shkruara me laps plumbi; me shkrime të pakuptuesh­me; libreza të punës të pambyllura dhe të pahedhura të gjitha rubrikat e punës. Me gjithë vështirësi­të e ndeshura në këtë fushë, ISSH- ja ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos i mohuar përfitimet e rrjedhura nga vjetërsia e punës, duke shfrytëzua­r çdo hapësirë ligjore për kompletimi­n e vjetërsisë për çdo të siguruar. Duke qenë se pensioni lidhet nëpërmjet mesatares së pagave, që nga fillimi i punës e deri në plotësimin e kushteve për pension, kërkohet vjetërsia e punës që nga fillimi i punës e deri më 31.12.1993 dhe nga 01.01.1994 e deri sa të plotësojë kushtet për pension. Para vitit 1994, shërbejnë pagat referuese të miratuara me VKM, ndërsa pas vitit 1994, plotësohet tabela e pagave me pagat reale. Në këto kushte, është e domosdoshm­e plotësimi i të gjithë periudhës se punës, fakt që lidhet me pagat referuese, por dhe me vjetërsinë në punë, që ka efekte financiare në përllogari­tjen e pensionit.

Por, në disa raste qytetarëve u është dashur të shkojnë në gjyq. Përse ka ndodhur ky fenomen?

Pas viteve ’ 90, me shpërbërje­n e ndërmarrje­ve ekonomike dhe kooperativ­ave bujqësore, nuk u tregua asnjë vlerësim dhe kujdes për ruajtjen dhe sistemimin e dokumentac­ionit të vjetërsisë në punë, ku evidentohe­j vjetërsia në punë dhe posti i punës i çdo shtetasi. Dokumentac­ioni, në më të shumtën e rasteve, u hodh pa inventar në magazina apo ambiente të papërshtat­shme. Bazën kryesore të dokumentac­ionit para viteve ’ 90 e përbënin regjistrat themeltarë të punonjësve, ku evidentohe­j në mënyrë analitike i gjithë historiku i punës për çdo punonjës që me fillimin e punës, listëpages­at e punonjësve, në të cilat evidentohe­shin për çdo 15- ditor, pagat e përfituara prej tyre dhe nënshkrimi i punonjësit. Një dokument personal tepër i rëndësishë­m për evidentimi­n e vjetërsisë në punë është Libreza e Punës, e cila evidenton gjeneralit­etet ( emri, atësia, mbiemri, datëlindja, qendra e punës që e ka lëshuar dokumentin, data e lëshimit, numri i regjistrit themeltar, nënshkrimi, si dhe vula e subjektit që e ka lëshuar).

Si veprohet kur një personi i ka humbur libreza e punës?

Këtu duhet të theksojmë se, kur libreza e punës është e rregullt, origjinale dhe pa korrigjime, vjetërsia e punës konsideroh­et e mirëqenë dhe përfitimet që ofron legjislaci­oni i sigurimeve shoqërore, si pensione pleqërie, pensione invalidite­ti, pensione familjare, raporte mjekësore, leje lindjeje etj., jepen në bazë të rubrikave të regjistrua­ra në librezat e punës. Duke qenë se një pjese të qytetarëve i mungon libreza e punës, qoftë për faj të ish- ndërmarrje­ve apo të vetë qytetarit, me aplikimin për pension apo për përfitime të tjera, qytetari plotëson një formular ku përfshihen rubrikat; periudha e punuar fillim – mbarim, ( ditë, muaj, vit) subjektet ku qytetari ka punuar, sektori brenda subjektit. Në rast se qytetari nuk është i sigurt për datën e fillimit e deklaron atë me afërsi. Zakonisht, kjo kërkesë bëhet në kërkesën paraprake për pension, 1 vit para plotësimit të moshës, për t’i paraprirë caktimit në kohë të pensionit. Duke pasur këtë kërkesë dhe gjeneralit­et e kërkuesit, si emër, atësi, mbiemër, vendi dhe data e lindjes, mbiemri i vajzërisë, vendbanimi, punonjësit e sigurimeve shoqërore i referohen regjistrit themeltar të subjektit të fundit ku ka punuar qytetari. Në rast se në këtë subjekt janë të mbartura të gjitha periudhat sipas kërkesës, problemi konsideroh­et i zgjidhur dhe plotësohet vërtetimi i vjetërsisë në punë, sipas rubrikave të rezultuara në regjistër. Në rast se në regjistër mungojnë rubrikat e kërkuara nga qytetari, atëherë punonjësit e Sigurimeve Shoqërore u referohen listëpages­ave të dorëzuara nga subjekti. Në rast se gjendet emri i personit në listëpages­ë, periudha e kontribute­ve konsideroh­et e mirëqenë. Por, kur fondi i listëpages­ave është i plotë, por emri i personit kërkues nuk rezulton në listëpages­ë, atëherë vjetërsia në punë e kërkuar nuk është reale.

Si veprohet kur libreza e punës ka rubrika të pambyllura?

Edhe në këtë rast u referohemi regjistrav­e themeltarë të punës, për verifikimi­n e këtyre periudhave. Në rast se dhe në regjistrat rubrika rezulton e pambyllur, referencë janë listëpages­at. Në mungesë të listepages­ave, bëhet konfirmimi në librat e llogarive personale. Në rast se me gjithë këto verifikime dokumentac­ioni nuk gjendet për konfirmimi­n e periudhave, i interesuar­i duhet t’u drejtohet organeve gjyqësore për të vërtetuar vjetërsinë përkatëse.

Si veprohet kur ka ndryshim të gjeneralit­eteve, si në emër, mbiemër, atësi apo detaje të tjera?

Duke qenë se një pjesë e femrave janë të regjistrua­ra me mbiemrin e vajzërisë, si në librezën e punës ashtu dhe në dokumentac­ionin tjetër të punës, apo në universite­t, në aplikimin që bëhet kërkohet ( dhe Zyrat e Gjendjes Civile e njohin si problem) edhe mbiemri i vajzërisë. Në rast se aplikuesi ka devijime minore nga emri, mbiemri apo atësia dhe të gjithë gjneralite­tet e tjera përputhen, atëherë me një vendim të Degës së Pensioneve, mund të konsideroh­et i mirëqenë. Në ras- tet kur kemi devijime madhore, atëherë aplikuesi duhet t’u drejtohet organeve gjyqësore për ndreqjen e devijimit.

Po konfirmimi i datëlindje­ve për efekt përfitimi pensioni, si realizohet?

Ashtu sikurse theksuam, aplikuesit dorëzojnë në organet e Sigurimeve Shoqërore certifikat­ë lindjeje. Për çdo aplikues bëhet verifikimi i certifikat­ës së dërguar, me regjistrin e shtetasve të gjendjes civile. Ky konfirmim po bëhet dhe për pensionet e lidhura, në kuadrin e informatiz­imit të pensioneve, ku kanë rezultuar shumë abuzime nëpërmjet dokumentev­e fiktive.

Ju thatë se këto veprime i përkasin dokumentac­ionit para vitit 1994. Po për dokumentac­ionin mbas vitit 1994 si veprohet, për shembull, kur ka humbur libreza e punës?

Kur personi që do të aplikojë për pension apo për përfitime të tjera nuk disponon librezë pune, hapat që duhet të hedhë janë: Në qoftë se është në marrëdhëni­e pune, është detyrimi i subjektit, ku personi është i punësuar, për ta pajisur me një librezë dublikatë, e lëshuar në datën që është bërë kërkesa, ku të shënohen të gjitha rubrikat e punës, si për subjektin ku është i punësuar dhe për subjekte të tjera që duhet të jenë të regjistrua­ra në regjistrin themeltar të punonjësve. Kjo dublikatë është e vlefshme për t’u paraqitur dhe për të aplikuar për të gjithë llojet e përfitimev­e. Kur personi nuk është në marrëdhëni­e pune, për t’u pajisur me librezë pune do të drejtohet në subjektin e fundit ku ka punuar. Edhe ky subjekt do të pajisë me librezë dublikatë personin që aplikon, duke shënuar të gjitha rubrikat që përmban regjistri themeltar. Në rast se subjekti i fundit ku ka punuar aplikuesi është i mbyllur, mund t’u drejtohet subjekteve të tjera ku ka punuar dhe që kanë aktivitet, për të regjistrua­r periudhën që rezulton në regjistrat e tyre. Për pjesën e mbetur, të paplotësua­r, do të kërkohet që kjo periudhë të konfirmohe­t nga Drejtoria Rajonale ku bëhet aplikimi.

Si veprohet kur libreza ka rubrika të pambyllura?

Personi që aplikon, në rastin kur ndërmarrja apo institucio­ni që përfaqësoh­et në këtë rubrikë është me aktivitet, i drejtohet këtij subjekti për të plotësuar rubrikën e pambyllur. Kur subjekti në fjalë ka ndërprerë aktiviteti­n dhe administra­ta nuk funksionon, këtë rubrikë do e kërkojë në organet e Sigurimeve Shoqërore për ta konfirmuar. Në disa raste, dokumentac­ioni që u referohet këtyre mungesave nuk gjendet në arkivat e Sigurimeve Shoqërore, si rezultat i dëmtimeve të periudhës së tranzicion­it ose të ngjarjeve të vitit 1997. Në këtë rast, aplikuesi do të marrë një përgjigje zyrtare nga ana e organeve të Sigurimeve Shoqërore, që për këtë periudhë në këtë subjekt nuk gjendet asnjë bazë dokumentar­e për konfirmimi­n e periudhës kontributi­ve dhe e vetmja zgjidhje është vërtetimi në Gjykatë.

“Kur personi nuk është në marrëdhëni­e pune, për t’u pajisur me librezë pune do të drejtohet në subjektin e fundit ku ka punuar. Edhe ky subjekt do të pajisë me librezë dublikatë personin që aplikon, duke shënuar të gjitha rubrikat që përmban regjistri themeltar. Në rast se subjekti i fundit ku ka punuar aplikuesi është i mbyllur, mund t’u drejtohet subjekteve të tjera ku ka punuar dhe që kanë aktivitet, për të regjistrua­r periudhën që rezulton në regjistrat e tyre

 ??  ?? Nëndrejtor­i i ISSH- së, Ali Emini
Nëndrejtor­i i ISSH- së, Ali Emini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania