U vë flakën shkurreve në kodrat e Sharrës, arrestohet 38- vjeçari
TIRANE – Një zjarr i përmasave të mëdha është konstatuar mesditën e së martës në kodrat e Sharrës në periferi të Tiranës. Flakët kanë nisur të përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe shkurresh dhe është dashur ndërhyrja e 4 mjeteve zjarrfikëse e 10 punonjësve për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Burime nga Policia thanë dje se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Almir Sehitaj, 38 vjeç, si shkaktar i zjarrit të rënë ditën e martë në zonën e Sharrës. Falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve të Tiranës u bë e mundur shuarja e zjarrit në kohë rekord. Mësohet se në këtë aksion u përfshinë 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë të repartit të zjarrfikësve, që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe të mos lejonin që vatra e saj të përhapej në banesat që ndodhen në këtë zonë. Pas hetimeve të zhvilluara nga ekspertë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe punonjësve të Komisariatit Nr. 6 të Policisë së Tiranës, u bë i mundur ndalimi
AUTOMJETE
zjarrfikëse dhe 10 punonjës u angazhuan për disa orë mesditën e së martës për shuarjen e zjarrit, që po përhapej në një sipërfaqe me shkurre në kodrat e Sharrës, zjarr që më vonë rezultoi të ishte i qëllimshëm dhe u arrestua i dyshuari i shtetasit Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit. Sehitaj do të përballet me akuzën për zjarrvënie të qëllimshme. “Më datë 14.08.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi Almir Sehitaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13: 35, në rrugën ‘ Nikolla Dushniku’, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme, kodra me shkurre. Neni 151 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.