Panorama (Albania)

KOMPENSIMI FIZIK

Shitja e 1735 objekteve, si përfitojnë ish- pronarët

-

Gazeta boton listën e dytë zyrtare të Qeverisë me 1735 objektet që do privatizoh­en në gjithë vendin. Çfarë dhe si përfitojnë ish- pronarët

Nga shitja e 1735 objekteve shtetërore që qeveria ka nxjerrë në ankand, do të përfitojnë edhe ishpronarë­t. Gazeta vijon sot botimin e listës zyrtare të 1735 objekteve në 12 qarqet e vendit, që qeveria ka nxjerrë në ankand.

Nga këto, 560 objekte janë në proces privatizim­i, ku kërkesat për shitje janë kryer ndër vite nga qytetarët. Por, si do të përfitojnë ish- pronarët nga shitja e objekteve shtetërore. Më herët, qeveria miratoi edhe një vendim, që parashikon që për pronat, të cilat do të nxirren në shitje dhe nuk do të ketë blerë, s të kalojnë për kompensimi­n fizik të ish- pronarëve. Vendimi i miratuar në vitin 2014 përcakton se për rastet kur shitja nuk realizohet, si objekti, ashtu edhe trualli, i kalojnë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për t’u përdorur si fond i kompensimi­t fizik të ish- pronarëve. Pra, në këtë rast, si objekti, edhe trualli, do të përdoren për fondin e kompensimi­t fizik të ish- pronarëve. “Për objektet ndërtimore, të cilat kanë kaluar të gjitha fazat e shitjes dhe nuk janë shitur, dokumentac­ioni i vlerësimit të objektit kthehet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas 8 muajve nga zhvillimi i fazës së fundit të shitjes. Në rast se gjatë kësaj periudhe ka kërkesa me shkrim për blerje të objektit, atëherë përsëritet procedura e fazës së fundit të shitjes. Ministria e Financave dhe Ekonomisë e dërgon dokumentac­ionin e kthyer në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për t’u përdorur si fond i kompensimi­t fizik. Në rast se për objektin dokumentac­ioni i të cilit është kthyer për t’u përdorur si fond kompensimi fizik, ka kërkesa me shkrim nga ish- pronarët e truallit, ministria përgjegjës­e për Ekonominë i kërkon Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave kthimin e dokumentac­ionit të vlerësimit, pasi kjo e fundit të ketë bërë verifikimi­n e vlefshmëri­së së vendimit që njeh pronësinë”, përcaktohe­t në vendimin e qeverisë. Referuar vendimit të qeverisë, 100 për qind të të ardhurave të vlerës të truallit të shitur i shkojnë buxhetit të shtetit, përveç rasteve kur është identifiku­ar ish- pronari i truallit. Po ashtu, për rastet kur ishpronari i truallit, mbi të cilën është ngritur objekti shtetëror nuk ka ushtruar të drejtën e parablerje­s së objektit, duke mos paraqitur dokumentac­ionin ligjor konform vendimit nr. 926 të vitit 2014, në rast se objekti shitet bashkë me truallin, ai përfiton drejtpërdr­ejt vlerën e truallit, e përcaktuar sipas hartës së vlerës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania