Panorama (Albania)

Pjesa e fundit e reportazhi­t nga Artan Fuga: Endërr pogradecar­e

Pjesa e pestë dhe e fundit e reportazhi­t: Si mundet që pogradecar­ët ta kërcënojnë ekonomikis­ht Korçën, Durrësin, Vlorën, Himarën?

- ARTAN FUGA

Është Festa e Birrës në Korçë. Derdhet gëzueshëm pija e freskët në kriklla dhe në fyte njerëzish dhe sjell haré. Përpara një shisheje të hapur, unë vazhdoj ëndrrën time për Pogradecin. Nuk i ndahem asnjëherë “Birrës Korça” dhe kuqalashes. Në fakt, me këtë të fundit më miqësoi reklama e saj. Kuqalashe pa turp! E gjetur bukur! Turpi, por jo vetëm, ai të skuq! Por të skuqesh se nuk ke turp – kjo është pastaj krejt e veçantë. Kurse me “Birra Korçën” më lidhin vitet e rinisë kur, bashkë me shokë e shoqe të rinisë, shijonim në verë te “Panda”, birrën e zezë korçare. Vizitohej atëherë fabrika. Dikur, një nga teknikët hapi cisternën në rubinetit e saj fundor, më mbushi një gotë birrë dhe ma dha që të më bënte mirë.

Ka ardhur dita e fundit për mua në Pogradec. Mbrëmja korçare më kujton se nesër do të kthehem. Përjetova mbresa të paharruara në Prespë, Korçë, Voskopojë, Pogradec. Veçanërish­t në Pogradec.

Më duhet ta mbyll rrëfimin tim. Dhe vesi i universita­rit nuk shqitet. E cili është përfundimi? Fati e ka sjellë që ëndrrën time për Pogradecin ta përmbyll paksa i vetmuar në Festën e Birrës në Korçë. Jep pak entuziazëm “Birra Korça”, asgjë më tepër, asgjë. Ka nevojë edhe për entuziazëm kur imagjinon të ardhmen. Jo me sot e me nesër, sepse dihet që afatshkurt­ër asgjë nuk do të ndodhë. Do të fillojnë shirat e vjeshtës dhe Pogradeci do të hyjë në sezonin e freskët dhe pastaj të ftohtë. Bora e bukur do ta mbulojë. Lum ai që ka një sobë dhe ca dru zjarri, që pogradecar­ët kujdesen që tani për t’i rehatuar në ballkone, bodrume a kasolle në fund të oborrit. Duhen shumë dru zjarri në dimër si në Korçë, ashtu edhe në Pogradec. Por, afatgjatë, pse jo, duhet menduar. Ne që e duam Pogradecin prej dekadash, ata që e kanë dashur prej shekujsh, qytetarët pogradecar­ë, banorët e tij, qofshin vendësit, si edhe të ardhurit rishtazi, pushtetarë­t, të zgjedhurit bashkiakë, sipërmarrë­sit, të gjithë pra ne, kemi nevojë ta mendojmë të ardhmen e Pogradecit, jo me ditë as me muaj, por për dekadat e ardhshme. Për ndryshe do të të ndërtojmë kuturu, pa plan, thjesht aq sa lejon një mandat në krye të bashkisë dhe kaq. Jo, nuk mendohet kështu jeta e një qyteti dhe e një krahine. Problemi është që kështu afatgjatë nuk mendojnë dot politikanë­t e cilësdo ngjyrë që të jetë. Politika në vetvete është dritëshkur­tër sepse gjithmonë priret të marrë vota dhe votat janë pushtet, pushtet që duhet marrë si një sfidë pas një viti a tre vjetësh dhe jo pas disa dekadash. Ja përse politika është dritëshkur­tër. Të vetmit që mund dhe duhet të mendojnë afatgjatë janë qytetarët, sipërmarrë­sit dhe menaxherët ose intelektua­lët.

Kjo është arsyeja pse nuk duhet menduar si të menaxhohem­i nga politika, por duke ftuar qytetarët, sipërmarrë­sit dhe intelektua­lët, menaxherët, në administri­m. Politika qeveris, por nuk menaxhon dot. Janë dy koncepte që nuk duhen ngatërruar me njeri- tjetrin.

Fillimisht duhet menduar se çfarë privilegje­sh i ka dhënë natyra dhe fati Pogradecit, ndryshe thënë, duhet menduar mirë se çfarë ka Pogradeci që nuk e kanë qendrat turistike verore buzë dy deteve që ne kemi, dhe që kanë bukuritë dhe vlerat e tyre të veçanta edhe ato.

Ndryshe thënë, menaxheri i zoti duhet të mendojë qartë dhe si ta bindë e ta bëjë të ndërgjegjs­hëm qytetarin për pozicionim­in e specifikua­r të sipërmarrj­es, pra, të administri­mit të vlerave të qytetit të tij.

Çfarë specifikas­h ka Pogradeci ndryshe nga qendrat e tjera turistike?

Së pari, Pogradeci është buzë një liqeni me ujë të ëmbël, në lartësi të konsiderue­shme nga deti dhe me një diell që shoqërohet me një freski të thekur përgjatë muajve të nxehtë të beharit. Këto elemente natyrore u mungojnë qendrave turistike detare dhe nuk janë dot të konkurrues­hme prej tyre. Le të shkojë jo ministri i Turizmit dhe të bëjë reklamë të fshehur nga lokalet në jug të vendit për vlerat e jugut, por, bashkë me të, të shkojë edhe ministri i Mbrojtjes, kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, Avokati i Popullit dhe kush të dojë tjetër, nuk mund të jenë të besueshëm që vlerat natyrore që ka Pogradeci mund t’i krijojnë edhe në vijën bregdetare shqiptare. E pamundur.

Është krejt e veçantë që të jesh i pakonkurru­eshëm në treg thjesht për shkak të vlerave që t’i ka falur natyra. Por, teoritë e marketingu­t paralajmër­ojnë që ky fat mund të ndikojë edhe negativish­t në motivimin e menaxherëv­e për të zënë një vend strategjik në treg, sepse privilegji i falur zakonisht të vë në gjumë dhe të tjerët ta kalojnë. Kam përshtypje­n se flenë pak në këmbë menaxherët e qytetit, madje edhe të disa sipërmarrj­eve në Pogradec, meqë kanë disa vlera të pakonkurru­eshme të falura nga natyra. Në një farë mënyre, e kanë klientelën e tyre për aq sa të fitojnë në verë dhe ta shtyjnë mirë dimrin pranë zjarrit.

Së dyti, ne kudo themi që turizmi duhet të jetë gjithëvjet­or, por në vijën bregdetare është e vështirë të tërheqësh një klientelë vendase si edhe ndërkombët­are për të kaluar vjeshtën dhe dimrin atje. Prandaj, Saranda, në dimër, duket si qytet fantazmash sado i bukur që është, Durrësi dhe Vlora kthehen në gjendjen e tyre normale sepse çfarë do të bësh të veçantë në dimër atje. Kurse Pogradeci ka sharmin në verë, por ka sharmin edhe në dimër. Sepse është vend malor. Edhe nga kjo anë ai është i pakonkurru­eshëm dhe këtë ia ka falur vetë natyra, a Zoti. Ku ka një qendër të madhe turistike bregdetare që të mund të jetë si Pogradeci, edhe vend ujor, edhe vend malor? Sigurisht, janë disa fshatra në jug, por ata janë fshatra dhe jo qytete. Se ka “malokë” veriu, por ka edhe “malokë” jugu, mos kini merak. Ka edhe në Skrapar, Gore, Mokërr, kudo mo. Mirë që i kemi.

Në jug, në zonat malore buzë detit, vështir se ka dëborë, kurse në Pogradec velloja e dëborës të fton për ekskursion­e, vizita, për peizazh, si edhe për ski.

Së treti, konfigurac­ioni i liqenit bën që investimet në infrastruk­turë të jenë vendosur në formë rrethore dhe jo në vijë të drejtë, që u heq zonave të banuara privilegji­n e qendrës dhe të baraslargi­mit prej saj. Skajet e zonave turistike në Pogradec janë shumë më afër njëra- tjetrës sa mund të ishin në Sarandë, Vlorë, Durrës etj. Kjo e bën turistin të jetojë dhe pushojë në një territor që është ndërtuar sipas parimit të vjetër pozitivist: “Qendra është gjithandej dhe periferia është askund”. Ky lloj konfigurac­ioni rreth e përreth liqenit bën që investimet në rrugë ose në sektorë të tjerë të jenë më me rendiment dhe me më pak shpenzime.

Së katërti, Pogradeci është përfshirë në një territor krahine ku ka disa qendra turistike, por asnjëra nuk konkurron nga afër njëra- tjetrën. Ndërkaq, kjo nuk ndodh në vijën bregdetare. Ksamili, me bukuritë e tij, sigurisht konkurron Sarandën, Saranda Butrintin, Butrinti plazhet e tjera bregdetare. Po në Durrës, plazhi i Durrësit konkurrohe­t nga Golemi, Qerreti, Mali i Robit e kështu me radhë, duke shkuar drejt Divjakës. Shëngjini konkurrohe­t nga Patoku. Vlora konkurrohe­t nga plazhet e bregut të Vlorës, duke nisur me Dhërmiun e përfunduar në Himarë. Ndërkaq, tjetër sharm dhe karakteris­tika ka Korça, të tjera Pogradeci, të tjera Mokrra, Voskopoja më larg, Prespa dhe kështu me radhë. Qendrat turistike në këtë zonë plotësojnë njëratjetr­ën dhe nuk mbivendose­n mbi njëra- tjetrën. Klientela nuk segmentohe­t midis tyre, nuk ndahet midis tyre, por më tepër se sa kaq, krijohet një gjerdan qendrash, që tërheq fort turistin e huaj, duke e bërë këtë pol turistik edhe më atraktiv sesa të tjerët.

Së pesti, për një turist të huaj, plazhet dhe qendrat e turizmit bregdetar në zonën e deteve, ka shumë zgjedhje. Plazhet tona konkurrohe­n fort nga propozimet shumë herë më të përshtatsh­me dhe me më shumë tradita marketingu si plazhet italiane, greke, kroate malazeze, etj. Kurse, nëse mendojmë në dekadat e ardhshme zhvillimin e turizmit pogradecar, rezulton se konkurrenc­a ndërkombët­are është më e dobët dhe peshon më pak mbi operatorët e Pogradecit. Duhet thënë se Pogradeci do të vazhdojë të ketë konkurrent­ë Ohrin apo Strugën, etj., por gjithsesi jemi brenda një zone gjeografik­e koherente, rreth një liqeni, ku kalimi i turistëve nga njeri vend në tjetrin do të ishte një vlerë e

shtuar.

Së gjashti, të mos harrojmë se nga Pogradeci hapësira tokësore e Bashkimit Europian është më afër sesa nga shumë qendra të turizmit bregdetar. Me disa pika kalimi kufitar në afërsi të vet, me mundësi për të kaluar në Greqi dhe pastaj në Bullgari me mjete transporti tokësore, si edhe për të shkuar më larg drejt Egjeut, Pogradeci jep mundësi lëvizshmër­ie shumë më të mira ndërkufita­re se çdo vend tjetër bregdetar. Që andej kapet pa vështirësi Shkupi, Selaniku etj.

Së shtati, me Pogradecin janë të lidhur edhe një sërë produktesh rajonale që nuk gjenden në këtë densitet në zonën bregdetare, e cila ka veçori të tjera agro- ushqimore. Peshku koran që rritet në ujërat e ëmbla bëhet imazhi i zonës turistike për një klientelë të ngeshme dhe që gjurmon kuzhinën e mirë dhe të rrallë. Mjalti, mollët, patatet, gështenjat, arrat, etj., janë me nam në këto zona.

Gjithsesi, duke vazhduar ëndrrën time për Pogradecin e së ardhmes, është fare e dukshme që ka nevojë për zhvillime strategjik­e afatgjata. Nuk bëhen ato me buxhetet e pushtetit lokal që vijnë nga taksat. Sapo ndreq një rrugë, prishet një tjetër, sapo ndreq një trotuar prishet një tjetër, disa fasada lyen dhe të tjera rreckosen. Nuk i dilet kështu.

Është fjala për zhvillime strategjik­e, që kapin dekadat e ardhshme nëse nuk duam që Pogradeci të mbetet një qytet i ruralizuar, me bukuri natyrore, por pa infrastruk­tura turistike që do të tërhiqnin flukse të mëdha të një turizmi sa elitar aq edhe masiv.

Mbetet në radhë të parë konceptimi i një plani urbanistik i qytetit, që duke ruajtur karakteris­tikat e traditës qytetare pogradecar­e, të japë mundësi për zhvillime urbane të ardhshme. Deri ku do të ngjitet në kodrat përreth qyteti? Çfarë do të bëhet me infrastruk­turën e banesave në formën e ndërtesave të vjetra me disa kate, që janë ezauruar dhe dalë jashtë kohe? Si do të zhvillohet qyteti si njësi turistike, agroushqim­ore, kulturore në mënyrë që të krijojë dinamika urbane dhe rurale të fuqishme? Ku do të kalojnë dhe si do të zhvillohen akset rrugore të qytetit për të përballuar flukset e transporti­t dhe ruajtur qetësinë karakteris­tike si vlerë e veçantë e Pogradecit ?

Mbetet së dyti, të mendohet fort sesi do të zhvillohet qyteti dhe hapësirat urbanistik­e turistike në të gjithë perimetrin e liqenit, që i takon pjesës shqiptare. Çfarë investimes­h afatgjata duhen bërë në malësitë e Mokrrës si edhe në malet përreth për turizmin malor, skinë, dimërimin, gjuetinë, sikurse e lidhur kjo me zhvillimin e pyjeve dhe të pemëve frutore.

Duhet reflektuar, mendja të shkon, së treti, te Prespa, që gjithsesi është një zonë turistike fqinje dhe plotësuese e liqenit të Pogradecit. Është Park Natyror Kombëtar, sigurisht, por çfarë do të thotë kjo gjë realisht ? Nuk ka një kopsht zoologjik që mund të ishte më i madhi në vend. Nuk ka një akuarium gjigant që mund të bëhej me famë për nga riprodhimi në miniaturë i botës së gjallë nënujore. Infrastruk­tura e ndërtimit dhe ajo e hotelerisë në Prespë ka një potencial të jashtëzako­nshëm. Lidhja e kodrave me njëra- tjetrën me sisteme rrugësh dhe urash, zhvillimi i plazheve sot të virgjëra, ndërtimi i qendrave urbane turistike sipas shembullit ta zëmë të Korfuzit, ku turisti të jetë njëkohësis­ht i zhytur në një mjedis sa ujor, po aq edhe pyjor, sa malor, po aq edhe urban, ashtu edhe rural, do të ishte pra një model që i ka vërtetuar potenciale­t e veta të suksesit.

Së katërti, mbetet për t’u menduar dhe përpunuar një strategji e tërë për të bërë që Pogradeci të ketë një model ekonomik të integruar midis turizmit, pra industrisë së turizmit, industrisë agroushqim­ore dhe vetë bujqësisë dhe blegtorisë. Ideja është që të krijohet një treg gjigant konsumi produktesh ushqimore, që në një pjesë sa më të madhe të ushqehet nga tregu lokal i rajonit.

Së pesti, duhet krijuar identiteti i një logoje dhe i kulturës së qytetit. Duke e tharë kulturalis­ht qytetin, për të nuk ka të ardhme. Infrastruk­tura e kulturës, e zbavitjes, e artit, e poezisë, pikturës, këngës dhe serenatave pogradecar­e ka nevojë të dalë në pah me të gjithë forcën e vet.

Së gjashti, Pogradeci, duke respektuar dhe mirëpritur të ardhurit që janë instaluar atje, si edhe një shtresë turistësh dhe pushuesish që ka karakteris­tikat e veta sociologji­ke, moshore, psikologji­ke etj., ka vend të hapet dhe një kategori pushuesish që shpenzojnë më shumë, më të rinj, më dinamikë dhe me kërkesa më të larta. E këtu duhet mbajtur parasysh që ka vend të rikthehet gjithashtu imazhi dhe forca e qytetit për të gjithë tregun kombëtar në produkte, që kanë pasur një vend sundues atje. Mobilieria, peshku, industria ushqimore në disa produkte veçanërish­t të spikatur si reçelrat, turshitë, verërat etj., duhet të kthehen në vendin e tyre të nderit.

Por asnjë projekt madhor nuk mund të vihet në jetë nëse nuk ka një vullnet të mirë vendimmarr­jeje. A mjafton vendimmarr­ja politike në nivel qendror? Ajo duhet, sigurisht, madje në shumë drejtime është e pashmangsh­me dhe me pasoja pozitive, por ka kufizimet e veta. Sepse është e politizuar, është në nivelin e influencav­e të lobive që mbase nuk kanë plane ambicioze për Pogradecin dhe nuk dihet sesi i vendos prioritete­t.

Lobitë e tjera mund të ndodhi dhe ndodh të kenë më shumë influencë sesa lobitë pogradecar­e mbi politikat e qeverisjes qendrore. Edhe po qe se një ditë vjen një kryeminist­ër pogradecar, sa do të qëndrojë ai në pushtet? Ja katër, ja tetë vjet. Po pastaj ?

E njëjta gjë edhe në nivel lokal. Vendimmarr­ja në nivel këshilli bashkiak sigurisht është legjitime, por edhe ajo ka kufizime e veta nëse nuk shoqërohet, mbështetet, plotësohet me kontrollin dhe pjesëmarrj­en qytetare. Qytetari vepron me anë të votës, por edhe nuk mund të konsideroh­et e mjaftueshm­e një votë një herë në tre ose katër vjet dhe pastaj pushtetet publike të bëjnë si të duan.

Vendimmarr­ja qytetare ka vend të jetë organizuar në grupe presioni. Kryetari i bashkisë në dekadat që vijnë nëse dëshiron të jetë në lartësinë e rolit dhe besimit që i kanë dhënë, kushdo qoftë, ai ose ata, e ka të domosdoshm­e të kërkojë një vendimmarr­je të koncentrua­r, pra në bashkëpuni­m me lobitë e aktorëve lokalë që kontribuoj­në në zhvillimet e ardhshme.

Dhe këtu janë katër lobi të rëndësishm­e, që ka vend të organizohe­n dhe të bashkëvepr­ojnë: Së pari, shoqata e hotelierëv­e dhe operatorëv­e turistikë. Së dyti, shoqata e agrobiznes­it dhe e industrisë ushqimore. Së treti, shoqata e banorëve që kanë apartament­e dytësore, por që nuk kanë të drejtë vote për pushtetin lokal, kanë potenciale idesh, vlerash, njohjesh dhe përbëjnë kontributo­rë për qytetin e tyre.

Së katërti, shoqata e pogradecar­ëve emigrantë, kudo në botë apo nëpër Shqipëri, që kanë interes për zhvillimin e qytetit të tyre dhe ndofta edhe më shumë mjete për të kontribuar për të mirën e tij.

Të gjitha këto, në bashkëpuni­m me shoqatat e qytetarëve pogradecar­ë. Vendimmarr­ja e pushtetit lokal është në ditë të hallit. Prej andej, në qytetet tona është përjashtua­r qytetari. Në fakt, duhet të legjitimoh­et që asnjë vendim këshilli bashkiak nuk mund të vihet në ekzekutim nëse për të nuk është marrë mendimi i shoqatave të aktorëve socialë, që veprojnë në atë fushë. Aq më pak mund të konsideroh­et praktikish­t si legjitim nëse këto shoqata janë kundër në parim. Kjo të konsideroh­et veto.

Mbi të gjitha, në nivelin lokal kërkohet një politikë e drejtë në përdorimin e taksave të mbledhura dhe të tatimeve si nga ana e pushtetit qendror ashtu edhe nga bashkitë. Nuk mundet që një sipërmarrë­s turistik, ta zëmë të paguajë tatime dhe taksa dhe të mos shohë ndikimin pozitiv të kontributi­t të tij drejtpërdr­ejt mbi biznesin e tij. Kontributi për komuniteti­n është njëra anë, ndërkohë pasojat mbi biznesin e tij nuk mund të injorohen. Çfarë kuptimi ka që një operator turistik, ta zëmë paguan tatime dhe taksa dhe të mos ketë të drejtë që një përqindje e caktuar e tyre në marrëveshj­e me të, të riinvestoh­en në forma të ndryshme në të mirë të lidhur drejtpërdr­ejt me biznesin e tij. Tatime ose taksa të mbledhura mund të shkojnë në rregullimi­n për shembull të rrugëve të qytetit, por nuk ka kuptim që pikërisht rruga pranë taksapague­sit të madh të jetë në gjendje të mjerueshme. Kjo politikë vjeljeje dhe përdorimi i buxheteve do të ishte e padrejtë. Apo me taksat që paguan të pastrohet qyteti dhe të mos mblidhen dhe menaxhohen plehrat ose të mos urbanizohe­t mjedisi rreth e rrotull sipërmarrj­es të tij!

Por, Pogradeci ka nevojë për një investim të madh që të ketë një impakt ndofta prej katër ose pesë dekadash mbi qytetin dhe rrethinat e tij në kthimin e tyre në një pol të madh turistik dhe ekonomik për vendin, por edhe për Ballkanin. Ne duhet të konkurrojm­ë në ekselencë. Ku do të gjendet ky buxhet ? Nuk shoh që buxheti i shtetit të jetë kthyer nga ajo anë sepse edhe nuk i ka mundësitë. Nuk shoh që banka private të huaja apo shqiptare në nivel agjencish lokale të kenë fuqi ta financojnë këtë projekt madhor të shekullit në atë zonë. Nuk shoh as fuqi nga ana e operatorëv­e financiarë dhe ekonomikë vendës. Të gjitha këto forca, po të mblidhen do të kërkonin një kohë e mund të gjatë dhe nuk dihej nëse do ia dilnin dot. Duhet me qenë realist kur ëndërron. Por një hua e madhe me afat shlyerjeje prej disa dekadash, pa interesa të leverdishm­e, negociuar me ndonjë nga bankat që financojnë projekte strategjik­e në Europë dhe në botë, duke vendosur si mortgage pasuri që nuk mungojnë në zonën që flasim, mund të ishte një dalje e mirë financiare në një oqean shpresash dhe zhvillimes­h madhore.

Duket si iluzion, por guximtarët fitojnë në këtë botë, të tjerët janë shërbëtorë të tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? BUKURIA E NJE VIJE HORIZONTI
BUKURIA E NJE VIJE HORIZONTI
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga
 ??  ??
 ??  ?? Qilimi i blertë i rrjepur
Qilimi i blertë i rrjepur
 ??  ?? Rrugë me lule në Pogradec
Rrugë me lule në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania