Panorama (Albania)

Oferta për bashkëpuni­m në shtator, PD e refuzon: Lojë e Ramës

“Aksioni opozitar vazhdon në shtator deri në largimin e qeverisë”

-

Opozita nuk do të votojë asnjë ligj të Reformës në Drejtësi, pa u rikthyer reforma në binarët e saj dhe pa u zhbërë të gjitha shkeljet ligjore, që maxhoranca ka bërë në këto dy vite.

Përballë ftesës së hapur të shumicës parlamenta­re për të kaluar ligjin e magjistrat­urës në Kuvend, i cili kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, PDja do të vijojë betejën e saj politike dhe duke denoncuar drejtësinë e kapur, sipas tyre, nga Kryeminist­ri Rama. Në një prononcim për “News 24”, nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, e cilëson lojë të Edi Ramës ftesat për tryeza politike, pasi sipas tij, është e thënë edhe nga përfaqësue­sit ndërkombët­arë që Reforma në Drejtësi ka dështuar. “Ligji i Magjistrat­urës është ligj që lidhet me Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është thënë tashmë, jo vetëm nga ne, por edhe nga vëzhguesit realistë të kësaj të ashtuquajt­ure Reformë në Drejtësi, ka dështuar. Sot vetingu nuk është ai që na u tha dhe që prisnin shqiptarët. Sot kalon Dvorani dhe nuk kalon një tjetër. Ne nuk marrim përsipër të mbrojmë asnjë gjyqtar dhe asnjë prokuror të larguar prej KPK- së, por shohim që fatkeqësis­ht me të njëjta të dhëna, madje edhe me keq se aq, gjyqtarë që janë edhe më të korruptuar, të cilët rezultojnë me fakte më të korruptuar edhe të implikuar në dhënien e vendimeve të padrejta, kanë kaluar. Pse? Sepse kështu ka dashur Edi Rama. Pra, kjo Reformë në Drejtësi, jo vetëm për mua, tashmë është dështim, për të cilin ne e kemi dhënë zgjidhjen, kemi dhënë pikat si mund të rikthehemi në rrugën e drejtë, por duket hapur se Rama nuk e do. Pastaj, ftesat për bashkëpuni­me dhe të tjera, janë lojëra të zakonshme të Ramës, që dihet se ku të çojnë. Për çfarë duhet tryeza? Ne i kemi renditur pikat si mund të rikthehet Reforma në Drejtësi në binarët e saj kushtetues. Sepse kjo është kryesorja, u shkelën ato ndryshime kushtetues­e që u bënë me konsensus me ligje antikushte­tuese, që u bënë nga maxhoranca. Nëse nuk kthehemi aty, çfarë kuptimi ka”, shprehet Paloka.

AKSIONI Nënkryetar­i i PD- së thekson se reagimi opozitar, nga shtatori do të jetë më agresiv deri në largimin e qeverisë. Paloka kujton se në të gjitha sondazhet e realizuara, sh- qiptarët shfaqen të pakënaqur me këtë qeverisje. “Jo gjithnjë politika është në kulmin e aktiviteti­t dhe jo vetëm politika, por aksioni opozitar do të vazhdojë në shtator dhe gjatë gjithë kohës, deri sa të arrijmë qëllimin që në kemi venë prej kohës, i cili është largimi i qeverisë. Situata vetëm është përkeqësua­r, si ajo sociale ashtu edhe ekonomike. Të gjitha sondazhet, të gjitha ngjarjet dhe faktet që flasin si për ekonominë dhe jetën sociale, janë negative dhe kjo do reflektohe­t në reagimin e opozitës”, thekson Paloka.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Paloka
Edi Paloka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania