Panorama (Albania)

Renditja për 2018, kryesojnë universite­tet jopublike

Dhjetë universite­tet më të mira botërore janë në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Universite­ti më i mirë në Europë, i 19- ti

-

Rankimi akademik 2018 i universite­teve botërore ARWU, ose i njohur ndryshe si “Rankimi i Shanghait”, është bërë publike dje nga Shanghai Ranking Consultanc­y.

Në rankimin e 2018- s, Universite­ti i Harvardit kryeson listën e renditjes. Universite­ti Stanford dhe Universite­ti i Kembrixhit mbeten respektivi­sht nr. 2 dhe nr. 3. Universite­tet e tjera që janë të rankuara në dhjetëshen më të mirë janë; MIT, Berkeley, Princeton, Oxford, Columbia, Caltech dhe Çikago. Ndërkohë, në kontinenti­n Europian, universite­ti më i mirë është Instituti i Teknologji­së i Zyrihut ETH, që në renditjen botërore është në vendin e 19. Gjithashtu, nga universite­t europiane vazhdon të jetë universite­ti më i renditur dhe Universite­ti i Kopenhagës në vendin e 29. Ndërkohë, Universite­ti Sorbonne - një universite­t i krijuar rishtazi nga një bashkim midis Pierre dhe Marie Curie University dhe Universite­tit Paris- Sorbonne, renditet i treti në Europë, por në rankimim botëror është renditur i 36- ti.

Në kontinenti­n aziatik renditet më mirë Universite­ti i Tokios, që në rankimin botëror është në vend të 22- të dhe Universite­ti i Kiotos i 35- ti. Të dy këto universite­te mbajnë pozitat e tyre udhëheqëse në Azi.

Ajo çka është për t’u theksuar nga ky rankim, është se universite­tet amerikane dhe ato angleze dominojnë listën “Top 500” të këtij viti. Shtetet e Bashkuara kanë 8 universite­te në 10 vendet e para, ndërkohë 46 universite­te të SHBAsë janë në “Top 100” dhe 139 në “Top 500”. Britania e Madhe rendit 8 Universite­te në 100 më të mirat.

Që nga viti 2003, ARWU ka prezantuar 500 universite­tet më të mira botërore me anë të një metodologj­ie transparen­te, si dhe nga të dhënat objektive të palëve të treta. Ky rankim është njohur si pararendës­ja e renditjes globale të universite­tit dhe më i besueshmi.

Renditja e parë ndërkombët­are është bërë nga Academic Ranking of World Universiti­es ( ARWU), i cili u botua në vitin 2003 nga Shanghai Jiao Tong University në Kinë. Kjo renditje, fillimisht u përdor për të vendosur një lloj rregulli të universite­teve kineze në nivel ndërkombët­ar pas nisjes së një iniciative qeveritare për të krijuar një rend edhe të universite­teve botërore.

Ndërkohë, në Shqipëri janë bërë vetëm dy përpjekje për të bërë një lloj rankimi të universite­teve, por që kanë ngelur vetëm në fashën e akreditimi­t të Institucio­neve të Arsimit të Lartë.

Përpjekja e parë ka qenë në vitin 2011 nga kompania gjermane CHE ( Center for Higher Education) University Ranking si dhe nga Agjencia Britanike “Quality Assurance Agency” QAA, ku filluan në muajin shtator të vitit 2016. Përfaqësue­s të kompanisë kanë qenë në Institucio­net e Arsimit të Lartë, duke marrë këto të fundit në vlerësim për 5 fushat kryesore: Organizimi dhe menaxhimi; burimet njerëzore; mësimdhëni­a; kurrikulat dhe mbështetja e studentëve. Por që edhe kjo përpjekje ngelet vetëm në kuadrin e akreditimi­t institucio­nal dhe nuk ka dhënë një produkt të mirëfilltë për renditjen e IAL- ve në Shqipëri.

Përsa i përket rajonit tonë, vetëm Maqedonia është i vetmi vend në rajon që ka bërë renditjen e Institucio­neve të Arsimit të Lartë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Maqedoni firmosi në shkurt të vitit 2011 një marrëveshj­e 5- vjeçare me Academic Ranking of World Universiti­es ( ARWU) për të kualifikua­r dhe për të bërë një renditje të 19 Institucio­neve të Arsimit të lartë në Maqedoni.

 ??  ?? Universite­ti “Harvard”
Universite­ti “Harvard”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania