Panorama (Albania)

Berisha denoncon gjyqtaren e vetingut: Sanxhaktar­i, ‘ miss korrupsion­i’ e Noriegës FATION BINJAKU

“Sanxhaktar­i nuk ka deklaruar se ndaj saj ka pasur çështje penale, duke i fshehur këto të dhëna përpara Parlamenti­t”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka akuzuar dje gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Valbona Sanxhaktar­i, të cilën e ka quajtur si “miss korrupsion­i”.

Në një shkrim të publikuar në faqen e tij të “Facebook”ut, Berisha ka renditur një sërë akuzash për anëtaren e Komisioni të vetingut, që sipas tij, konfirmoi në detyrë Adrian Dvoranin. Ish- kreu i qeverisë ka cituar një denoncim të atij që ai e quan “nëpunësi dixhital”, duke shoqëruar dhe me dokumentac­ione akuzat e publikuara prej tij. Për gjyqtaren e vetingut, Berisha thekson se ajo ka qenë e ndjekur penalisht për afera korruptive dhe për këto është denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas tij, Valbona Sanxhaktar­i i ka fshehur Parlamenti­t të vërtetën se ka qenë qenë në ndjekje penale. “Zj. Sanxhaktar­i vjen si Komisioner­e nga zyra juridike e Kryeminist­risë, ajo më përpara ka punuar në Ministrinë e Arsimit në vitin 2004 dhe ndaj saj janë ngritur rreth 7 akuza për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve pub- like në një vlerë të përgjithsh­me prej afro 2.5 milionë dollarësh nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke e kallëzuar në Prokurorin­ë e asaj kohe, e cila nën drejtimin e z. Vexhi Muçmata, sot deputet i Partisë Socialiste, i pushoi çështjet penale. zj. Sanxhaktar­i nuk i ka deklaruar ndonjëherë se ndaj saj ka pasur çështje penale, duke i fshehur këto të dhëna përpara Parlamenti­t që e zgjodhi”, shkruan Berisha.

LIDHJET Në denoncimin e tij, ishKryemin­istri Sali Berisha ka publikuar dhe një faksimile të sistemit TIMS, ku gjyqtarja rezulton të ketë udhëtuar me ish- bashkëshor­tin e saj, i cili sipas tij, është i deportuar së fundmi nga shteti italian. Zj. Sanxhaktar­i rezulton me kontakte te papërshtat­shme, pasi ish- bashkëshor­ti i saj, babai i fëmijës së mitur, shtetasi Arten Ramosaço, një person i rrezikshëm në Vlorë, pjesë e grupit Xhafaj, rezulton i deportuar nga shteti italian më datë 19 korrik 2018, me motivin “i rrezikshëm për rendin dhe sig- urinë publike dhe i lënë i lirë nga Policia e Vlorës, dyshohet me ndërhyrjen direkte të komisioner­es, Engjell Agaçit dhe Fatmir Xhafës, pa verifikim paraprak”, shkruan Berisha. Më tej, ish- kreu i PD- së evidenton dhe faktin se gjyqtarja ka blerë një apartament me vlerë 180 mijë euro. “Si ka mundësi që kjo zonjë me nënën e saj pensionist­e nga viti 1996 dhe vetëm me të ardhura buxhetore, të blejë në vitin 2018 në vlerën 180.000 euro një apartament 119 m2 në një nga rezidencat më luksoze në Tiranë të “Ambasador 3”? Apo i pastroi lekët e korrupsion­it të mëparshëm”, thekson mesazhi i publikuar nga Berisha.

 ??  ?? Kallëzimi i KLSH për Sanxhaktar­in
Kallëzimi i KLSH për Sanxhaktar­in
 ??  ?? Ish- Kryeminist­ri Berisha
Ish- Kryeminist­ri Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania