Panorama (Albania)

Shtatë të plagosur në tre aksidente, rëndë njëri

Në gjendje kritike i moshuari, i mori flakë makina pas përplasjes

-

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në tre aksidente të ndryshme të ndodhura gjatë ditës së enjte.

Më i rëndi u shënua në Tiranë ku një 70- vjeçar u plagos rëndë, pasi makina e tij u përshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 16: 45, në rrugën e Prezës. Burime nga Policia Rrugore e kryeqyteti­t thanë se Sulejman Devishi, i cili po drejtonte automjetin me tarfë AA 724 OM, fillimisht është përplasur me një bordurë betoni në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes makina është përfshirë nga flakët dhe 70vjeçari Dervishi e ka pasur të pamundur të dilte. Disa dëshmitarë kanë tentuar t'i vijnë në ndihmë, ndërsa në vendngjarj­e kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë e ato Zjarrfikës­e. Policia tha se i moshuari është nxjerrë nga mjati dhe është dërguar për mjekim në spital në gjendje mjaft të rëndë shëndetëso­re. Ndërsa menjëherë është ngritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë në një aksident tjetër të ndodhur në Qafë- Thanë, mbetën të plagosur katër persona, turistë nga Maqedonia. Në aksidentin e ndodhur për shkak të kushteve të motit, mësohet se u përfshinë tre automjete. Të plagosurit, Valeria Kostanovsk­a 25 vjeçe, Orkidea Vleianovsk­a 38 vjeç, Anastasia Velanoivsk­a 17 vjeç dhe Andrea Kristovska, u dërguan në spitalin

AUTOMJETE

u përfshinë në aksidentin e ndodhur në Qafë- Thanë, ku një prej të cilave ishte me targa të Maqedonisë. Pikërisht katër personat nga vendi fqinj, që ndodheshin në këtë automjet, mbetën të plagosur nga përplasja. e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën. Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në rrethin e Bulqizës ku një çifti shpëtoi për mrekulli. Burime pranë Komisariat­it të Bulqizës pohuan se ngjarja ndodhi dje rreth orës 09.50, në Qafë Bualli. Ekspertët kanë konstatuar se pranë mbi- kalimit, në aksin Bulqizë- Qafa e Buallit, shtetasi A. I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z. I. Çifti është dërguar me shpejtësi në spitalin bashkiak dhe mjekët kanë konstatuar se ato ishin jashtë rrezikut për jetën, por kishin dëmtime dhe fraktura në gjymtyrët e poshtme. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirë­s në rrugë, por hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur.

 ??  ?? Makina që u përfshi nga flakët në Prezë
Makina që u përfshi nga flakët në Prezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania