Panorama (Albania)

DREJTORI AHMETAJ: NUK KA PASUR SHPËRTHIM

-

TIRANE – Magazina e një çerdheje në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë, u përfshi nga flakët dje në orët e para të mëngjesit. Fatmirësis­ht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm disa dëme materiale në pjesën e magazinës, që ishte e veçuar nga çerdhja. Policia tha dje zyrtarisht se zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit. Të njëjtin dyshim parashtroi gjatë një prononcimi për mediat edhe shefi i Parandalim­it të Zjarreve. Por, nga ana tjetër, drejtoresh­a e çerdheve, Zhaneta Beqiri, kishte një shpjegim tjetër rreth asaj që ndodhi në Çerdhen nr. 14. Sipas saj, nuk përjashtoh­et mundësia që zjarri mund të jetë i qëllimshëm nga ndonjë keqbërës. “Më datë 16.08.2018, në orën 04: 57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë, e cila shërbente si magazinë për një çerdhe, ka pasur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakis­ht, zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol gatimi”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Burimet shtuan se nga verifikime­t e kryera në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit, nga një bombol gatimi. Megjithëse nuk është përcaktuar ende me saktësi nëse bombola është harruar hapur nga ndonjë pakujdesi apo ka qenë e dëmtuar. Por ajo që mbetet ende pa u sqaruar është faksi sesi është shkaktuar zjarri. Pasi pavarësish­t mbushjes së magazinës me gaz, që është e sqaruar, nuk dihet se çfarë ka ndikuar në ndezjen e tij. Sipas burimeve, pa pasur ndonjë kontakt me diçka elektrike, ndonjë masë, shkëndijë apo flakë, zjarri nuk mund të marrë flakë përnjëherë. Kjo mbetet për t’u sqaruar nga ekspertët. Ndërsa ajo që ka ndodhur si pasojë e zjarrit është e dukshme. Dera dhe një faqe muri e magazinës, që ishte si një shtesë e çerdhes, është shembur. Megjithatë, burimet thonë se nuk ka pasur shpër- Drejtori i Parandalim­it të Zjarreve, Arjan Ahmetaj, konfirmoi dje nga vendi i ngjarjes që zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ndërsa theksoi se nuk ka pasur shpërthim. “Sasia e ngopur e gazit që ka qenë në brendësi të atij ambienti ka bërë shkëputjen e derës dhe të ambientit shtesë, por nuk ka pasur shpërthim”, u shpreh dje drejtori Ahmetaj. thim, por derisa kjo situatë të sqarohet, duket se prindërit kanë pakënaqësi për përdorimin e gazit gjatë gatimit. Madje, babai i një fëmije që ishte i pranishëm dje te çerdhja, pati edhe një debat, pasi kërkonte që për sigurinë e fëmijëve aty duhet të gatuhet me korrent dhe jo me gaz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania