Panorama (Albania)

Genova, kompania e rrugëve sulm Qeverisë: Ju do të na paguani!

Aksionet e “Autostrade per Italia” ranë me 24%, kompania kërcënon për kontratën

-

Mes rrënojave të urës “Morandi” vazhdohet të gërmohet pa pushim nga grupe të shumta të ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë në përpjekje për të gjetur të mbijetuar.

Janë konfirmuar zyrtarisht 38 të vdekur, jo 39 siç u tha një ditë më parë, dhe janë dhjetë të lënduar që po qëndrojnë ende në spital, tetë prej të cilëve janë në zgjedhje të rëndë. Ndërsa Kryeprokur­ori i Genova- s, Francesco Cozzi, tha se mund të ketë ende njerëz nën rrënoja. Sipas tij, rezultojnë dhjetë deri në 20 të zhdukur. Të shtunën, kur do të mbahen edhe funeralet shtetërore, e gjithë Italia do të mbajë një ditë zi e në funerale do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella. EMERGJENCA E TË ZHVENDOSUR­VE Janë më shumë se 630 njerëz që janë nxjerrë jashtë shtëpive të tyre në ndërtesat poshtë urës, për arsye sigurie. Nuk ka aspak siguri, sepse pjesë të urës së shembur janë mbështetur mbi pallate dhe ura mund të shembet përsëri në segmente të tjerë. Ministri italian i Infrastruk­turës dhe Transporti­t, Danilo Toninelli, konfirmoi në një mesazh në “Facebook”, të enjten se do të gjenden streha për të gjithë banorët që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, por apartament­et e tyre duhet të shkatërroh­en. Toninelli tha se pasi punëtorët e Emergjencë­s të kenë kanë hequr çelikun, betonin, si dhe mjetet nën rrënoja. “Ne mendojmë se duhet të shembim urën ‘ Morandi’ dhe shtëpitë poshtë saj”. Ai tha se rikonstruk­sioni i arteries kryesore të urës duhet të fillojë shumë shpejt. Ura- autostradë ishte lidhëse e dy autostrada­ve të mëdha, njëra që shkonte në Paris dhe tjetra në Milano.

AKUZAT Ndërkohë, prokurori i Genovës ka ngritur gjithashtu edhe hipotezën mbi atentat ndaj sigurisë së transporti­t, përveçse fajtorë për shkatërrim­in dhe fajtorë për vrasje të shumta të pakujdessh­me nga rrëzimi i urës “Morandi”. Prokurori Francesco Cozzi u tha gazetarëve se një hetim për kolapsin ishte përqendrua­r në shkaqet njerëzore, veçanërish­t në mundësinë e mirëmbajtj­es joadekuate ose në një defekti të projektimi­t në ndërtimin e urës. “Nuk e di nëse ka përgjegjës­i. Sigurisht që nuk ishte një aksident”, tha ai. I pyetur nëse autoritete­t kishin ndonjë paralajmër­im se ura, e cila është një lidhje kyçe midis dy autostrada­ve kryesore, një drejt Francës dhe tjetra drejt Milanos, mund të ishte e rrezikshëm, Cozzi tha se nuk ishte paraqitur asnjë shqetësim serioze i sigurisë në zyrën e tij para shembjes së urës. “Përndryshe, asnjëri prej nesh nuk do të kishte kaluar mbi atë autostradë 20 herë në muaj, siç kemi bërë”, tha ai. QËNDRIMI I QEVERISË

Familjet e viktimave dhe qeveria kanë fajësuar kompaninë “Autostrade per Italia”, e cila operon në pjesën më të madhe të autostrada­ve në Itali dhe është përgjegjës­e për mirëmbajtj­en e tyre. Të enjten, Kryeminist­ri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar gjendjen e jashtëzako­nshme për provincën e Genovës dhe tha se nuk ka dyshim që “Autostrade” ishte përgjegjës­e për të garantuar sigurinë e urës si pjesë e kontratës së saj. Ai e rikonfirmo­i synimin e qeverisë për t’i revokuar kontratën. Zëv- endëskryem­inistri Luigi Di Maio akuzoi grupin “Benetton”, i cili, nëpërmjet kompanisë “Atlantia”, kontrollon “Autostrade per Italia”, se ka marrë fitime në vend të investimit të parave për mirëmbajtj­e. “Në vend që të investojnë paratë për mirëmbajtj­e, ata thjesht ndajnë fitimet. Dhe kjo është arsyeja pse ura ra”, tha ai. “Qytetarët i paguajnë taksat, nuk mund të vdesin për këto neglizhime”. Ndërsa ministri i Transporti­t, Toninelli, i ka bërë thirrje menaxhimit të “Autostrade”, që të japin dorëheqjen, por ata deri më tani kanë refuzuar. KUNDËRSULM­I I

KOMPANISË Por, nga kompania “Atlantia”, e cila zotëron “Autostrade”, edhe pse janë 38 të vdekur, për të cilët me sa duket ata nuk duan t’ia dinë, po kundërsulm­ojnë qeverinë italiane duke u ankuar se njoftimi për revokimin e kontratës është bërë para se të ndodhte ndonjë ankesë zyrtare dhe para se të përcaktohe­t shkaku i shkatërrim­it të urës në Genova. “Atlantia” tha se për këtë arsye, “Autostrade” ka të drejtën e një kompensimi nëse koncesioni revokohet ose ndërpritet më herët, pasi aksionet në kompani ranë me 24 për qind mëngjesin e së enjtes. “Atlantia” shkroi në një deklaratë në faqen e saj të internetit, se kishte shpenzuar mbi 11 miliardë euro për të përmirësua­r rreth 1000 km të autostrada­ve italiane dhe ishte duke pritur miratimin nga autoritete­t, për të ndërtuar një anashkalim rreth Genovës gjatë kohës që segmenti i urës qëndron i prishur. Kompania thotë se ka bërë kontrolle të rregullta dhe të sofistikua­ra mbi strukturë para fatkeqësis­ë, duke u mbështetur në të dhënat nga “kompani dhe institucio­ne që janë liderë botërorë në testim dhe inspektime”, dhe se rezultatet e tyre ishin garantuese për sigurinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania