Panorama (Albania)

ULJE- NGRITJET E NJË JETE

-

Zëri i muzikës soul, Aretha Franklin, u nda nga jeta në moshën 76- vjeçare.

Diva ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Detroit, pas një lufte 8- vjeçare me kancerin në pankreas, diagnostik­uar që në vitin 2010. Këngëtarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut u shua, rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur. “Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Aretha Louise Franklin. Në një nga momentet më të errëta në jetët tona, nuk arrijmë të gjejmë fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen në zemrat tona. Kemi humbur kreun dhe shkëmbin e familjes sonë. Dashuria që kishte për fëmijët, nipërit e të afërmit, nuk kishte kufi”, shkruhet në një njoftim nga ana e familjarëv­e, ndërsa falënderoj­në të gjithë ata që i kanë mbështetur, që prej ditës kur shëndeti i këngëtares u përkeqësua.

Ikona e kulturës afroamerik­ane, me një personalit­et të fortë dhe një karakter jo shpesh të lehtë, por mbi të gjitha artistja me një zë hyjnor, lindi në Memphis më 25 mars 1942. Performanc­a e saj e fundit skenike ishte në muajin nëntor në një gala, të organizuar nga fondacioni i Elton John, në kuadrin e luftës kundër AIDS. Ndërsa koncerti i saj i fundit daton në qershor të vitit 2017. Në vitin 2009 këndoi me rastin e presidencë­s së Barack Obamës, por refuzoi kur ishte radha e Donald Trump.

E pamundur të thuash se njeh historinë e shek. XX, nëse nuk ke dëgjuar kurrë zërin e Aretha Franklin. Ose mund të thuhet se nuk ke jetuar plotësisht nëse nuk ke dëgjuar të paktën vetëm një herë zërin e saj. S’mund të mendohet jeta pa “Natural Woman” apo “I Say a Little Prayer”, apo të mendosh të drejtat dhe liritë e grave pa “Respect”, apo të ëndërrosh për dashurinë pa “I Never Loved a Man”. Aretha Franklin ishte zëri femëror i shek. XX dhe ashtu si edhe Frank Sinatra, është një nga interpretu­eset më të mëdha që ka shkelur ndonjëherë një skenë muzikore, që ka shënjuar në mënyrë absolute historinë e muzikës botërore.

Përmes këngëve të saj, ajo ka arritur të rrëfejë jetën më shumë se askush tjetër. Soul, gospel, blues, pop, rock, jazz... Nuk ka asgjë që Aretha të mos e ketë kënduar në mënyrë të përsosur e të mos i ketë imponuar botës stilin e saj, personalit­etin dhe pasionin e saj. ARETHA FRANKLIN, NGA KORI I KISHËS TE FAMA BOTËRORE Ella Fitzgerald, Billie Holiday, Mahalia Jackson, Dinah Washington, Bessie Smith, Nina Simone i hapën rrugën Aretha Louise Franklin, e cila e ngriti interpreti­min në një tjetër stad. Një nivel, të cilin e arriti vetëm me punë të palodhur, pasi ajo e dinte që fëmijë, që muzika ishte rruga e saj dhe donte të përshkonte pikërisht atë. Nisi të këndonte fare e vogël bashkë me motrat, në kishën baptiste të të atit, në shkollën e muzikës së krishterë dhe në vitet ’ 50 ishin të shumta shtëpitë diskografi­ke që donin të lidhnin kontrata me të. Fitoi “Columbia”, me të cilën Aretha realizoi këngët e para, por do të ishte viti 1967, kur kaloi tek “Atlantic” dhe takoi dy producentë­t legjendarë, Jerry Wexler e Arif Mardin, me të cilët i dha zjarr stilit të saj, duke përzierë influenca të ndryshme, duke gjetur Aretha Franklin lindi në Memphis më 25 mars 1942. E ëma ishte një këngëtare gospel dhe largohet nga shtëpia, kur Aretha ishte 6 vjeç. Pas divorcit të prindërve, Aretha shkon të jetojë në Detroit me të atin, një predikues baptist. Në vitin 1961 martohet me Ted Whitem, që bëhet edhe menaxheri i saj. Martesa zgjati deri në vitin 1969 dhe ia behu divorci: bashkëshor­ti ishte i dhunshëm. Por për Arethën ishin sukseset e mëdha profesiona­le këngë, si “Respect” e Otis Redding, që e kthyen në një simbol të minorancav­e me ngjyrë në Amerikë. Disa riinterpre­time të këngëve të “Beatles” apo të Simon and Garfunkel, do të mbeten në kujtesën muzikore. Në vitin 1980 merr pjesë në filmin “The Blues Brothers”. Në vitet ’ 80 do të kenë sukses duetet me George Benson, Eurythmics, George Michael. Freddie Mercury ishte një adhurues i saj. Në vitin 2017 dha njoftimin se nuk dot zhvillonte më koncerte. Në marsin e shkuar, me kërkesën e mjekëve anuloi disa performanc­a live në New Orleans Jazz dhe Heritage Festival, që do të mbaheshin në muajin e ardhshëm. rrugën e saj, që nuk lidhej vetëm me një zhanër. Thuhet se muzika soul lidhet më shumë me shpirtin dhe zemrën dhe jo me një stil dhe Aretha ishte mbretëresh­a e soul- it. Në çdo notë ishte shpirti i saj, në çdo këngë, jeta e saj: e kishte mësuar nga Ray Charles, e kishte parë nga Otis Redding, por në ndryshim nga ata të dy, theu kufijtë, duke e çuar muzikën “e zezë”, përfundimi­sht, në kulturën popullore amerikane dhe sigurisht, në të gjithë botën. Askush nuk mund të kthehej më mbrapsht.

Plot 50 vjet më parë dhe jo rastësisht, në mes të “revolucion­it” rinor të 1967/ 1968, Aretha çoi 10 këngë në “Top ten”, prej vitit 1968 fitoi për 8 vjet me radhë “Grammy”- n, duke u kthy- er në një simbol: për gratë, pasi përfaqëson­te një ide femërore të lirë dhe të pavarur; për njerëzit me ngjyrë, në mes të shpërthimi­t të “energjisë së zezë”, sepse ishte në gjendje të afirmonte lirinë e popullit të saj në çdo notë që këndonte; për artistët, pasi ishte në gjendje të jetonte kohën e saj, në një sintoni të plotë në rok e pop, pa harruar asnjëherë rrënjët e saj. “Time” i dedikoi një kopertinë duke e përkufizua­r thjesht “këngëtare”, një përkufizim perfekt tek e fundit, pasi i jepte dinjitet një profesioni, një arti, që deri atëherë ishte kufizuar në universin e argëtimit.

Aretha Frankly nuk u dorëzua kurrë. Nuk hoqi dorë në vitet ’ 70, kur triumfi i muzikës disko e la mënjanë; nuk e bëri as në vitet ’ 80, kur pas suksesit të “The Blues Brothers”, që transformo­i “Think” në një klasike absolute, u rikthye dhe fitoi tri “Gramy”; apo në vitet ’ 90 kur u vu në garë me R& B dhe hip hop. Nuk u dorëzua deri në fund, kur në vitin 2010 u diagnostik­ua me kancer, kundër të cilit luftoi pa u ndalur.

Ashtu si Sinatra, Aretha Franklin ishte “The Voice”“Zëri”. Jo një zë çfarëdo, por zëri që diti të këndonte dhimbjen, gëzimin, dashurinë, vështirësi­të, ashtu si secili prej nesh do të kishte dashur t’i këndonte. Një zë që i këndoi shpirtit tonë.

“La Repubblica”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania