Panorama (Albania)

Partizani sfidon kampionët, në Korçë provë për titullin

-

Edicioni i 80- të i Kategorisë Superiore nis sot, në orën 19: 45, me kryendeshj­en Skënderbeu­Partizani. Dueli i sotëm është interesant për shumë arsye. Të dyja ekipet prezantohe­n në start me pankina të rinovuara, ku Skënder Gega te Partizani dhe Orges Shehi te Skënderbeu kanë provën e parë në Superiore si trajnerë. Pa dyshim, Gega vjen me një bagazh mbi supe në fushën e trajnimit, pasi ka drejtuar edhe ekipet kombëtare të moshave, si U- 19 dhe U- 21, pa llogaritur ek- speriencat jashtë vendit. Ndërsa Orges Shehi, pasi vari “këpucët në gozhdë” si portier, menjëherë u emërua trajner i skuadrës korçare. Mbetet për të parë se cili nga këta trajnerë do ta fitojë duelin e debutimeve. Është hera e parë në këto vitet e fundit, që Partizani e nis një sezon futbollist­ik pa deklaratat bombastike për fitimin e titullit kampion. Pa dyshim, kjo është një risi e trajnerit Gega, i cili që në fillim ka dek- laruar se nuk premton kupa, por përkushtim dhe kthimin në identitet të Partizanit. Mbase kjo është një strategji e drejtuesve të kuq për të mos e nisur sezonin nën presion, por ambiciet të vijnë duke u shpalosur javë pas jave. Gjithsesi, “demat” udhëtojnë sot drejt Korçës me një mision të qartë për të sfiduar kampionët në fuqi, si dhe për të bërë provën e parë si një ekip që pretendon fitimin e titullit. Partizani pret ako- ma nga merkato, por të kuqtë ndihen gati për transfertë­n korçare.

Tersi- Në katër përballjet e sezonit të shkuar, Partizani nuk arriti të shënojë asnjë gol në portën e Skënderbeu­t, statistikë e cila nuk mbahet mend të jetë regjistrua­r në ndonjë kampionat tjetër ndaj korçarëve. Ndaj, të besuarit e Gegës kërkojnë që këtë ters të sezonit të shkuar ta thyejnë sot, pasi ekipi ka punuar shumë që golin ta gjejë sa më shpejt. Më 22 dhjetor 2016 është regjistrua­r fitorja e fundit e Partizanit në Korçë, 1- 2, ku të dy golat i shënoi Kaleb Ekuban. Përballja e sotme mes Skënderbeu­t dhe Partizanit do të jetë e 118- ta në historinë e dy klubeve. Shifrat e 117 ndeshjeve të mëparshme tregojnë një epërsi të dukshme të “demave të kuq”. Partizani ka fituar në 65 ndeshje, ndërsa korçarët vetëm në 23 raste, si dhe 29 takime janë mbyllur në barazim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania