Panorama (Albania)

Cungu: Pa fat, largohemi me pengje nga Liga e Europës

-

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli pas fitores 2- 0 me Torpedon, por që për fat të keq, përsëri nuk i mjaftoi të vazhdonte aventurën në Europë. Në deklaratën e dhënë për mikrofonin e TVSH- së ai u shpreh, se e kishte të vështirë të përgatiste një ndeshje të tillë, dhe se peng i kishte mbetur ndeshja e parë. Kukësi pa fat. Kaloi ekipi më i mirë? Është e vështirë ta thuash, sepse sot ishim pa fat si në ndeshjen e parë. Përveç 2 golave, patëm edhe 3 mundësi të realizonim golin e kualifikim­it. Nëse kam një peng, është ndeshja e parë. Sot djemtë bënë një ndeshje të jashtëzako­nshme. Dominuat, por a ishin shumë 3 gola? Jo për mua, por ka qenë ndeshja më e vështirë. Nuk është e lehtë ta përgatisës­h për një përmbysje kaq të madhe. U përgatitëm të sulmonim që në momentet e para, por edhe të ishim në ekuilibër. Djemtë bënë një lojë fantastike, me pak fat mund të ishim të kualifikua­r.

Për t’iu referuar 5 golave në Gjeorgji, mbrojtja nuk kishte ndryshuar, po çfarë ndryshoi në lojën e sotme?

Ka ndryshuar, shikohet ekipi. Ardhja e Maliqit dhe Alla i kanë dhënë një ekuilibër tjetër ekipit. Në një mbrojtje me 4 persona, 2 ishin të adaptuar. Lodhja nëpër aeroporte dhe ardhja 2 ditë me vonesë e Rexhinaldo­s, bëri të mundur atë paraqitjen jo të mirë. Ekipi prodhoi raste, por nuk arriti të dilte me një rezultat pozitiv. E keni mbyllur merkaton? Nuk e kemi mbyllur merkaton. Jemi ambiciozë për të gjetur lojtarë që të ndihmojnë ekipin. Eksperienc­a e Cuculit do na ndihmojë shumë. Dëshira e presidenti­t për të forcuar ekipin nuk ka munguar. Ecim me shpresën për të goditur në merkato. Gjithsesi, është e vështirë të gjesh lojtarë cilësorë. Konkurrenc­a e forcon ekipin. Kampionati është i gjatë dhe i vështirë, ka problemati­ka të ndryshme. Nevojitet kontingjen­t i bollshëm për të përballuar. A i ka Kukësi lojtarët e duhur për t’u shpallur kampion? Me shpresën që do të vijë dhe një lojtar tjetër kualitativ. Nuk ia vëmë ne objektivat Kukësit, objektivat janë vendosur prej kohësh, nuk është nevojshme t’ia vendos unë, dihet kush është Kukësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania