Panorama (Albania)

Aventura europiane, pesë gola dhe një fitore

-

Pesë golat e pësuar në Gjeorgji bënë diferencën dhe dje Torpedo u kualifikua, pavarësish­t se vuajti 96 minuta në “Elbasan Arena”. Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra e Armando Cungut, që shënoi dy herë me penallti falë sulmuesit Arturo Rexhinaldo, por goli i kualifikim­it nuk erdhi. Mundësitë ishin të shumta për ta çuar ndeshjen në 3- 0 pas asaj humbjeje 5- 2 në Tbilisi, mirëpo në fund ishin gjeorgjian­ët që festuan. Një ndeshje mes drithërima­sh, që u mbyll edhe me lot te lojtarët e Kukësit. Torpedo nuk ishte një skuadër më e mirë se ajo shqiptare, por u kualifikua pasi bëri më mirë në shtëpi. Në total, një edicion jo i keq për Kukësin, që u kualifikua në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Valetës, por më pas pësoi dy eliminime nga Karabak në turin e dytë të Ligës së Kampionëve dhe nga Torpedo në turin e tretë të Ligës së Europës.

Vrulli – Vendësit kanë studiuar me detaje lojën e kundërshta­rit dhe kanë kuptuar se nuk kanë çfarë të humbasin. Kukësi e nis vrullshëm në sulm. Disa tentativa sulmuese për verilindor­ët me krosime nga krahët si dhe vertikaliz­ime për Rexhinaldo­n, por pa rezultat. Për shumë minuta, konkretish­t 19, gjeorgjian­ët nuk kalojnë mesin e fushës, ndërkohë që Kukësit i mungon “sprinti final” për të konkretizu­ar aksionet sulmuese në gol.

Penalltitë – Disa kundërshti të kuksianëve ndaj gjyqtarit “justifikoh­en”, kur kryesori akordon 11- metërsh për ekipin shqiptar. Është Rexhinaldo që sapo futet në zonë, pengohet me dorë nga Khurtsilav­a dhe gjyqtari zviceran tregon dorën nga pika e bardhë. Është vetë sul-

Kukësi ka përfunduar me fitore aventurën europiane këtë edicion. Në mungesë të Skënderbeu­t, i pezulluar me mospjesëma­rrje në kupat e Europës, skuadra nënkampion­e startoi në turin e parë kualifikue­s të Champions- it. Me dy barazime, Kukësi eliminoi Valetën vetëm falë rregullit të golit në fushën kundërshta­re. Pas këtij rezultati historik, në turin e dytë, përballë pati skuadrën e Ansi Agollit. Ndaj Karabakut, barazoi 0- 0 në Shkodër dhe më pas u mund 3- 0 në Kazakistan. Eliminimi i dha mundësinë që të kalonte në turin e tretë kualifikue­s të Ligës së Europës. Kundërshta­ri në këtë raund ishte Torpedo Kuatisi, ndaj së cilës nuk ia doli që të shkojë më tej. Disfata e thellë 5- 2 në të parën bëri të pavlefshme edhe fitoren 2- 0 në Elbasan. Kukësi largohet me vetëm një fitore, tri barazime dhe pesë gola të shënuar në krahasim me nëntë të pësuar. muesi nga Mozambiku që merr përsipër dhe duke ekzekutuar tokazi në qendër, realizon golin e parë. Kukësi u fut me shpresë dhe gjithçka nis të konkretizo­het. Me rezultatin 1- 0 përfundon fraksioni i parë i lojës. Në minutën e 75të, është sërish sulmuesi nga Mozambiku që fiton një 11metërsh dhe ka sigurinë e duhur për ta goditur. Gjuan tokazi dhe realizon të dytin gol. Dopietë shprese për sulmuesin, që shton shanset e kualifikim­it.

Shpërdorim­i – Kukësi është ai që komandon lojën, por në asnjë moment nuk rrezikon mjaftueshë­m sa për të dyfishuar. Në fillim, Kurdeiro tenton nga brenda zonës e më pas është Rexhi- naldo që nuk gjuan nga vetëm pesë metra. Deri në të 67- ën, tentativat boshe përfundojn­ë me mundësinë e Dzarias që tentoi fluturimth­i, por e dërgoi sferën pa adresë jashtë kuadratit. Krahas tentativav­e të verilindor­ëve, është skuadra Gjeorgjian­e që i afrohet barazimit me anë të Laktit, i cili në tentativën me kokë, gjen shtyllën e jashtme pas një devijimi të mbrojtësve kuksianë.

Drama – Për verilindor­ët, finishi i ndeshjes ishte “all in”. Me futjen e Shkodrës dhe Plakut, Kukësi shtyn së tepërmi drejt zonës së Torpedos, por në dy momente fati nuk është me skuadrën shqiptare. Në fillim është një goditje potente e Shkodrës, por portieri mik e dërgon në këndore. E dyta dhe më flagrantja është mundësia e artë e Harbas që e bën... dramë. Nga vetëm pesë metra në zonë, gjuan topazi, por portieri mik pret me këmbë dhe shpëton skuadrën gjeorgjian­e nga goli që do ta eliminonte. Gabimet trashanike të 90- minutëshit të parë janë paguar rëndë për Kukësin, i cili me gjithë lojën voluminoze dhe tentativën për të bërë mrekullinë, nuk ia doli që të shënojë tre golat e artë për të shkuar në fazën “play- off” të Ligës së Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania