Panorama (Albania)

“Ju rrëfej takimin e parë me Kadri Hazbiun në qeli për porosinë e Enverit, pse ankohej për tortura”

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ FLET ISH- PROKURORI I PERGJITHSH­EM, RRAPI MINO: AKTRIMI I SIGURIMIT PER TE GJUNJEZUAR HAZBIUN

-

Goditja e Kadri Hazbiut, kreut më jetëgjatë të Ministrisë së Brendshme, ka qenë nga më të bujshmet në odisenë e spastrimev­e që partia dhe shefi i saj, Enver Hoxha, bëri në radhët e lidershipi­t komunist.

Njeriu që tërë jetën do t’ia kushtonte vigjilencë­s për të shpëtuar partinë dhe vendin nga tradhtitë dhe prapaskena­t, më në fund mbeti edhe vetë viktimë e këtij mekanizmi vrastar, i kryqëzuar fatalisht si të gjithë “armiqtë e partisë dhe të pushtetit popullor”. Gjithçka do të vinte menjëherë pas aktit tragjik të ish- Kryeminist­rit, Mehmet Shehu. Kjo ngjarje do ta vinte emrin e Kadri Hazbiut në listën e të dyshuarve kryesorë dhe çdo gjë pastaj do t’i nënshtrohe­j rrjedhës së spastrimev­e që partia u bënte “tradhtarëv­e” dhe “agjentëve potencialë”, të dalë nga radhët e liderëve të rëndësishë­m. Më tej, autoritete­t politike do të kujdeseshi­n për sqarimin zyrtar, sipas të cilit, ish- ministri historik i Ministrisë së Brendshme, kishte qenë agjent i KGB- së dhe kishte tentuar për të vrarë Enver Hoxhën. Përtej këtij njoftimi, askush nuk mund të vinte në dyshim, në atë periudhë, “zbulimin” e udhëheqjes së partisë, ca më tepër të guxonte për ta përshkruar ngjarjen me profil tjetër. Nga gjithë kjo histori është mësuar interpreti­mi që i bëri partia dhe udhëheqja e saj eliminimit të Kadri Hazbiut, si tradhtar e agjent i të huajve, janë njohur aspekte të veçanta nga hetimet dhe gjykimi i tij nëpërmjet rrëfimeve të njerëzve që kanë qenë afër ngjarjes, janë zbardhur momente të panjohura nga pozicioni i vështirë i të akuzuarit “Vip”, etj. Nuk dihet ende si nisi zanafilla e dosjes së veprimtari­së armiqësore të njeriut që kishte operuar për dekada me këto dosje, nuk dihen rrethanat, në të cilat Enver Hoxhës iu mbush mendja që njeriu më besnik i tij paskej qenë dora e fshehur, që do ta eliminonte pas shpine. Akoma nuk është e njohur situata, në të cilën u penalizua Kadri Hazbiu, emrat e njerëzve që sollën provat e para për tradhtinë e tij, nuk dihet procedura që ndoqi udhëheqja e lartë për ta çuar atë në bankën e të akuzuarit dhe para skuadrës së pushkatimi­t.

Në vijim të intervistë­s për “Panorama”, Rrapi Mino, ishprokuro­ri i Përgjithsh­ëm, zyrtari i rëndësishë­m i regjimit që drejtoi nga fillimi deri në fund procesin misterioz ndaj ish- shefit të Sigurimit të Shtetit, ish- mikut të tij të dikurshëm, zbulon një pjesë të këtyre mistereve, duke e risjellë historinë nga pozita e dëshmitari­t, që i ka ndjekur zhvillimet nga afër dhe ka pasur një ndikim të jashtëzako­nshëm në zhvillimin e tyre…

Ju keni drejtuar nga fillimi në fund procesin ndaj Kadri Hazbiut. Ju kujtohet takimi i parë me të në qeli?

Takimi i parë nuk kishte të bënte fare me hetimet. Ato akoma nuk kishin filluar. Për herë të parë, në qelinë e Kadri Hazbiut, kam shkuar me urdhër të Enver Hoxhës disa ditë pasi ishte arrestuar. Në mos gaboj, kishin kaluar tri ditë nga arrestimi i tij. Lajmin për të shkuar aty ma dha Hekuran Isai, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm…

Pra, ju dërgoi Hekuran Isai te Kadri Hazbiu?

Nuk më dërgoi Hekuran Isai, por ai më thirri në tele- fon: “Vjen pak këtej”, më tha. “Hajde, hajde, se kam një porosi”. Shkova. Një çast si mbërrita në zyrën e tij, më tha se kishte marrë një porosi nga Enveri për t’ia përcjellë Kadri Hazbiut në qeli.

Çfarë porosie kishte Enveri për Kadriun, kur kishte vetëm pak ditë që ishte përballur me të në mbledhjen e Byrosë?…

Ishte një porosi e veçantë e tij. Bile, me udhëzimin që t’ia komunikont­e Prokurori i Përgjithsh­ëm…

Cila ishte porosia?

Kadriu i kishte bërë një letër nga burgu dhe Enveri, pasi e kishte lexuar, kishte bërë shënimin në krye të saj.

Çfarë shkruante në letër Kadriu?

Ai i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën. Kështu si vazhdon kjo situatë, i thoshte, nuk dihet si do t’i dalë fundi kësaj pune. Në aq sa shkruante aty, Kadriu nuk ankohej për vete, biles i vinte në dukje se me të nuk kishte pasur të tilla veprime. Mirëpo, Enveri nuk e besonte këtë gjë dhe i kthen përgjigje Kadriut: “Mos i ke bërë vetë ti Kadri këto gjëra kur ke qenë ministër i Brendshëm?”. Këtë reagim të Enverit të shprehur në letrën origjinale të Kadriut, ia çova, sipas porosisë, Kadriut në qeli…

Shkuat vetë në qeli të Kadriut?

Jo në qeli. Në burg kishte një dhomë të veçantë që përdorej për hetime. Aty komunikova me Kadriun. E thirri roja dhe erdhi i shoqëruar. Me mua ishte dhe Hekuran Isai. “I ke shkruar një letër shokut Enver”, iu drejtova unë. “Po”, ma ktheu. “Letrën e ka marrë dhe me porosi të tij po të komunikoj përgjigjen që është e shkruar aty”. Ia lexova. Ia zgjata si kisha detyrën për ta lexuar edhe ai vetë. E mori e lexoi. “Lexoje me kujdes”, i thashë. “E lexova”, tha ai. “A t’i kthej përgjigje shokut Enver?”. “Mirë”, ia bën Kadri Hazbiu. “Po për akuzën, çfarë mund të thuash?”, e pyeta. “Unë i kam thënë këto gjëra. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”. “Pa kujtohu edhe një herë se njerëz jemi”, iu drejtua një çast Hekuran Isai…

Me kaq u mbyll takimi i parë me Kadri Hazbiun?

Pasi mbaruam bisedën, sipas detyrës që kisha marrë, e pyeta se çfarë do bënte pas kësaj. “Çfarë do bëni juve,më tha,- se unë mbarova”. “Mos ke ndonjë gjë tjetër”,- i thashë. “Jo”, u përgjigj dhe u bë gati të çohej. Kaq ishte ky takim që pasoi me dhjetëra e qindra të tjerë deri në fund të procesit…

Për çfarë torturash e kishte fjalën Kadri Hazbiu në letrën që i shkruante Enverit?

Ai, siç ju tregova, pohonte se ndaj tij nuk ishte ushtruar asnjë lloj dhune…

Po, a kishte parë të tjerë që ishin torturuar…

As të tjerë nuk kishte parë të torturohes­hin, por në qelinë ku rrinte kishte dëgjuar britma e klithma nga më të ndryshmet, që i kishin krijuar përshtypje­n se aty kryheshin tortura…

A nuk ishin ato britma torturash?

Ato ishin klithma të sajuara për presion psikologji­k…

Ai i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën. Kështu si vazhdon kjo situatë, i thoshte, nuk dihet si do t’i dalë fundi kësaj pune. Në aq sa shkruante aty, Kadriu nuk ankohej për vete, biles i vinte në dukje se me të nuk kishte pasur të tilla veprime.

Që do të thotë…

Që do të thoshte, skena presioni ndaj Kadri Hazbiut.

E si realizohes­hin ato?

Në qelinë ngjitur me atë të Hazbiut, tre- katër punonjës të sigurimit, aty nga mesnata, “realizonin” skenarin e torturës me kacafytje artificial­e me britma e klithma. Zhurmat e tyre krijonin një gjendje terrorizue­se. Gjithçka sajohej sikur gardiani qëllonte pa mëshirë mbi të dënuarin dhe ky i fundit rënkonte e bërtiste: “Aman hiqe korrentin!” “Mos ma pre gjuhën!” “Bëj ç’të duash, por jo sytë”. Jehona e këtyre klithmave ishte zgjidhur teknikisht të vinte e plotë në qelinë e Kadriut, të cilit i destinohej. Me sa duket, Kadriu, që kishte disa ditë që i dëgjonte këta zëra, ishte tmerruar dhe për t’i paraprirë mynxyrës, i kishte i bërë letër Enver Hoxhës…

Me një fjalë, Kadri Hazbiu, në qeli, ishte vënë në një torturë psikologji­ke…

Në fakt, unë këtë e mësova më vonë. Kur dolëm që aty, ma tregoi Hekuran Isai. Ai më tha se e kishin zgjedhur këtë praktikë si një metodë efektive për të vjelë Kadri Hazbinë, që vlerësohej si një dhelpër e fshehtë, gojëkyçur, si njeri që dinte shumëçka rreth mynxyrës së madhe për atentatin ndaj Enverit. Hekuran Isai drejtonte nga afër gjithçka që kishte të bënte me procesin e hetimeve. Ai kishte kontakte të herëpasher­shme me Kadriun në qeli, por edhe me grupin e hetuesve.

Përdorej shpesh kjo metodë në të tilla procese?

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU ( MAJTAS) ISH- KRYEPROKUR­ORI RRAPI MINO, DUKE FOLUR PER “PANORAMA”
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU ( MAJTAS) ISH- KRYEPROKUR­ORI RRAPI MINO, DUKE FOLUR PER “PANORAMA”
 ??  ?? KADRI HAZBIU NE SALLEN E GJYQIT
KADRI HAZBIU NE SALLEN E GJYQIT
 ??  ?? Rrapi Mino, duke rrëfyer për “Panorama”
Rrapi Mino, duke rrëfyer për “Panorama”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania