Panorama (Albania)

Premtimi i Ramës për opozitën: Ofrojmë gjithçka, përveç pushtetit

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi në fund të muajit korrik se po përgatiste një platformë bashkëpuni­mi, e cila do t’i paraqitet opozitës në fillim të muajit shtator. Kryeminist­ri deklaroi se PD- së dhe LSI- së nuk mund t’u japë pushtetin, por është i gatshëm të ulet me këto dy forca për të diskutuar zgjidhjen e ngërçeve. Rama ka lënë të kuptohet se propozimet e Bashës për zhbërjen e ligjeve të Reformës në Drejtësi nuk janë një mundësi. “Ne, e vetmja gjë që nuk mund t’u ofrojmë Partisë Demokratik­e dhe simotrës së saj LSI- së, është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpuni­mi, që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamenta­r dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te Reforma në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e Reformës në Drejtësi, rikthim mbrapa te ligji vetingut nuk ka për të pasur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi”, ka thënë Kryeminist­ri. Ai ka folur dhe për çështjen e Teatrit, për të cilin tha se nuk do të ketë asnjë kthim mbrapa. “Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar”, ka thënë kreu i qeverisë. Partia Socialiste, në seancat e fundit të këtij sesioni parlamenta­r ka përsëritur në mënyrë konstante ftesën e saj drejtuar opozitës, për të kaluar në Kuvend ligjin për Magjistrat­urën. Kërkesën për dialog e ka artikuluar disa herë kreu i Grupit Parlamenta­r të PSsë, Taulant Balla, por edhe Kryeminist­ri Rama. Menjëherë pas vizitës së komisioner­it Hahn në Tiranë, i cili bëri thirrje që maxhoranca dhe opozita të bashkëpuno­jnë sa u takon ligjeve të Reformës në Drejtësi, maxhoranca në pamundësi për të bërë e vetme 84 vota, kërkoi mbështetje­n e opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania