VAJZAT BINJAKE
Ardimir Murataj nuk e priste kurrë se një akt human i tij mund t'i ndryshonte rrjedhën e jetës.
29- vjeçari i papunë që shpëtoi nga mbytja binjaket 6 vjeçe, pasi nëna e tyre në kushte të rënda psikologjike tentoi të vetëflijohej bashkë me to, përveç mirënjohjes nga kreu i Bashkisë së Fierit, ka marrë dhe një propozim për t'u punësuar pranë këtij institucioni. Kryebashkiaku Armando Subashi, i prekur nga gjesti fisnik i të riut, e ka ftuar atë në zyrën e tij për ta dekoruar, ndërsa i ka ofruar edhe një vend pune në bashki. Në certifikatën e dorëzuar nga Subashi, ka për motivacion: "Për aktin human dhe vlerat e larta qytetare të shprehura në shpëtimin e jetëve të dy vajzave të mitura, duke u bërë kështu një model frymëzimi për të gjithë". Në këtë mënyrë, kryebashkiaku i ka shprehur falënderimin Ardimirit, duke i thënë se e ndiente si detyrë qytetare që ta falënderonte në sy. "E ndieja si detyrë që të të ftoja në zyrë për të ta thënë në prani se gjeste të tilla duhen vlerësuar dhe t'i meriton një falënderim", mësohet t'i ketë thënë Subashi. Ndërkohë, pas takimit me kryebashkaikun, Ardimiri ka thënë se ndihet mirë që institucioni i bashkisë e ka vlerësuar. Kjo sipas tij, tregon edhe një herë se shpirti bujar ekziston. "Ndihem shumë mirë që po vlerësohet akti im. Edhe pse këtë gjë do ta bënte kushdo që të ishte në vendin tim. Unë kuptova se njeriu duhet të bëjë të mira sepse të mirat vlerësohen një ditë. Ndihem i vlerësuar nga kryetari i Bashkisë Fier dhe e falënderoj, si për çmimin ashtu edhe për mundësinë që më dha për të filluar një punë", ka thënë Murataj. I riu, teksa ishte duke peshkuar, hyri në lumin Seman duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetët e dy vajzave të mitura. Dy ditë më parë, Ardimiri shprehej se për këtë veprim nuk ndihej hero dhe nuk kërkonte asnjë shpërblim. Ai tregon se është zhytur me not, duke nxjerrë Pas shpëtimit dhe arrestimit të nënës së tyre, dy vajzat 6 vjeçe u dërguan në Tiranë, ku po mbahen në një institucion përkujdesjeje për të mitur. Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë dy vajzat 6 vjeçe pa nënën e tyre, Rudina Kishta, të cilën Gjykata e Fierit e ka lënë në arrest me burg. 42vjeçarja nga Elbasani, pas divorcit nga bashkëshorti i parë, me të cilin ka dhe dy vajzat, nisi të bashkëjetonte me Ardian Gjikën në Grecalli të Fierit. Por, lidhja e tyre nuk shkoi mirë, kjo edhe për shkak të problemeve që Gjika kishte me alkoolin. Kishta ishte rikthyer në shtëpinë e Ardian Gjikës, vetëm një ditë para ngjarjes ( të dielën). në fillim njërën prej vajzave nga uji dhe duke i ardhur në ndihmë me frymëmarrje artificiale, pastaj ka ndërhyrë edhe për tjetrën. "Vetëm qanin dhe kur dolën, edhe pse nëna e tyre tentoi që t'i mbyste, ato sërish thoshin ' mos na largoni nga mami'. Edhe kur unë i telefonoja Pol- icisë, ato më thoshin ' duam mamin, nuk e ka fajin mami'", tregoi 29- vjeçari. E gjithë ngjarja ishte rrjedhojë e një dëshpërimi të thellë të gruas 42- vjeçare Rudina Kishta, e cila pasi dogji shtëpinë e bashkëjetuesit Ardian Gjika, tentoi të mbytej në lumë bashkë me dy vogëlushet binjake.