Aksidentet, Policia nis monitorimin me dronë
Mithat Tola: Do kontrollojë parakalimet e gabuara e distancën
Gjatë këtyre ditëve të sezonit turistik, Policia Rrugore ka përdorur të gjitha metodat e mundshme për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore e për të bindur drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat.
E nisi me këshilla për shoferët, madje duke dhënë u ndalur me disa porosi specifikisht te shoferet femra e më pas nxori në rrugë agjentë civilë për të fotografuar ata që flisnin në telefon gjatë drejtimit të mjetit, apo nuk kishin kaska mbrojtëse në motorë. Ndërsa tani, që edhe sezonit po i vjen fundit, Policia po përdor edhe “gurin” e fundit, për të rritur sigurinë në rrugë. Për të monitoruar shpejtësinë, parakalimet e gabuara, ruajtjen e distancës së sigurisë, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime etj., Policia Rrugore do të përdorë dronët. “Duke shfrytëzuar mjetet e teknologjisë dixhitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me dronë në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si, parakalimi i gabuar, pozicioni i mjetit në karrexhatë, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, mosruajtja e distancës në udhëtim, ndryshimet e papritura të korsisë në rrugët interurbane kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifikohen edhe me dronë nga ana e patrullave. Kjo sipas një plan- kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit, si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara”, deklaroi dje gjatë një daljeje publike drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola.
KESHILLAT Në daljen e radhës pub- like, drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, bëri një analizë paraprake, por dha edhe disa këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve. Duke falënderuar drejtuesit e mjeteve, Tola kërkoi bash- këpunimin e tyre për javën në vijim, veçanërisht trafikun e mjeteve të turistëve dhe shtetasve shqiptarë, që po përfundojnë pushimet dhe janë në qarkullim në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe portin i Durrësit. “Kjo kategori drejtuesish mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësisë, përdorimi i rripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, drejtues mjeti dhe pasagjerë përfshirë, është detyrim ligjor dhe parandalimi më i mirë i aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore”, tha Tola. Sipas tij, shërbimi i Pol- icisë Rrugore ka konstatuar se javën e kaluar drejtuesit e mjeteve kamionë kanë respektuar kërkesat dhe oraret e kufizimet e vendosura në udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Energjetikës dhe Infrastrukturës, “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.