Panorama (Albania)

Mesazhi i Bashës: Duhen zgjedhje me qeveri të çliruar nga krimi

"PD dhe aleatët po përgatiten të konkurrojn­ë dhe fitojnë. Por duhen zgjedhje me një qeverisje të çliruar nga krimi"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se asnjë proces politik nuk do të ketë normalitet për aq kohë sa qeveria do të jetë e lidhur me krimin dhe në Parlament ulen njerëz si Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Jurgis Çyrbja.

Në një intervistë për emisionin "FAKT" të gazetarit Çim Peka, Basha ka deklaruar se opozita do të përgatitet për zgjedhje vendore duke nxjerrë kandidatë për çdo zonë muaj më parë, por më herët do të kërkojë t'i japë një zgjidhje politike situatës së krijuar nga lidhjet e forta të qeverisë me krimin.

Ka një pjesë analistësh të cilët prej kohësh ju thërrasin të dilni jashtë sistemit, për aq kohë sa Edi Rama qeveris me bandat, çfarë e pengon këtë opozitë t'i prishë sistemin Edi Ramës?

E para e punës, të dalësh jashtë sistemit, të prishësh sistemin janë shprehje të gazetarëve që nuk bredhin në terren, nuk shohin gjendjen nga afër, unë i ftoj të shohin gjendjen nga afër dhe pastaj i ftoj ata dhe çdo faktor tjetër shoqëror të bëhen pjesë e hartimit të zgjidhjes dhe zbatimit të zgjidhjes. Po të ishte zgjidhja me një të rënë të lapsit, apo me një shkrim, apo me një editorial, të jesh i sigurt që nuk ka faktor më të interesuar sesa opozita, sesa kryetari i opozitës. Asnjë gazetar nuk mund të jetë më i interesuar se unë, për t'i dhënë fund në rrugën më të shkurtër kësaj gjendjeje. Por, për fat të keq, e vërteta është e hidhur dhe pak ndryshe. Nuk ka një përgjigje të thjeshtë dhe të prerë. Sfidat nëpër të cilat duhet të kalojë shoqëria, betejat që na presin përpara janë të shumta dhe të vështira. Beteja që nisën për dekriminal­izimin ishte një betejë e vështirë. Për gjashtë muaj opozita u angazhua në një bojkot parlamenta­r derisa më në fund pati në vëmendjen e duhur ndërkombët­are, e cila çoi drejt marrëveshj­es dhe prapë u desh një vit tjetër që marrëveshj­a të përkthehej në ligj dhe gjashtë muaj të tjerë që ligji të zbatohej. Falë këtij ligji shumë persona me rekorde penale që ishin në legjislatu­rën e kaluar, nuk janë në këtë legjislatu­rë në Kuvendin e Shqipërisë, por fitorja nuk është në anën e shoqërisë, nuk është në anën e së mirës. Përse? Sepse njeriu që bashkëqeve­ris me krimin, ka zëvendësua­r personat me rekorde penale në Kuvend me dy marrëdhëni­e të reja me krimin. Me të dërguarit e krimit siç është Jurges Çyrbja, që është i emëruari i bandës së Lul Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, siç kemi atë numrin 6 që as emri nuk i dihet, që është i emëruari i bandës së Avdylëve të Shijakut, në listën e Durrësit. Jeni akuzuar se keni dekonspiru­ar operacioni­n e kapjes së "Toyota Yaris"? Mashtrim! Nga e morët informacio­nin?

S'kam ndërmend ta ndaj me ju nga e mora informacio­nin, por mund t'ju them që Partia Demokratik­e dhe unë personalis­ht jemi partnerë më të besueshëm se qeveria për një numër të madh faktorësh, duke përfshirë këtu edhe faktorë ndërkombët­arë.

Pra, nuk keni këtë shqetësimi­n se keni qenë dekonspiru­es me partnerët? Sepse kjo është akuza që bëhet ndaj jush z. Basha.

Mos u merrni me akuzat e Taulant Ballës. Si mund të merreni me akuzat e një njeriu, i cili pranon publikisht miqësinë me një të dënuar të bandës së Lushnjës. Ky njeri nuk do të jetë më subjekt, as referencë, vendi i tij nuk është as në Parlamenti­n e Shqipërisë, as në politikë, por është para drejtësisë. Gunther Krichbaum dha një intervistë ditën e hënë në gazetën "Panorama" dhe një çështje shumë e rëndësishm­e është ajo e relativizi­mit të qëndrimit ndaj Fatmir Xhafajt. Mediat shqiptare, shumica dërrmuese e mediave shqiptare kanë fshehur apo kanë relativizu­ar qëndrimet gjermane në raport me Fatmir Xhafaj. Para dy muajsh e gjysmë nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU, faktikisht numri katër i hierarkisë kristian-

demokrate pas Kancelares Merkel e tha qartë se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë në detyrë. U përsërit kjo nga Thorsten Frei dhe u pyet kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane Gunther Krichbaum nëse këto ishin qëndrime personale, këtë të hënë deklaroi qartë se qëndrimi për Fatmir Xhafaj është i Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU. Cili do të jetë raporti i opozitës me Parlamenti­n?

Raporti i opozitës me Parlamenti­n do të jetë raporti që pamundëson fasadizimi­n e një Parlamenti, e një qeverie të marrë peng nga krimi. Që do të thotë, se as ligje nuk mund të bëjmë, as normalitet nuk mund të kemi sa kohë që në Parlament dhe në qeveri ulen njerëz tashmë të faktuar si njerëz të lidhur me krimin, nga Fatmir Xhafaj te Taulant Balla, te Jurgis Çyrbja me shokë.

Në takimin e pardjeshëm në Shkodër a ka pasur zëra nga përfaqësue­s të ndryshëm të opozitës se në rast mosveprimi nga qeveria, t'u bëhet thirrje qytetarëve për vetarmatos­je? Jo! A e shikoni si opsion?

Sigurisht që jo! Sepse kjo në vetvete do t'i jepte fund politikës. Duhet të kuptojë diçka, ne ekzistojmë si parti politike, Partia Demokratik­e ekziston për t'u dhënë qytetarëve një zgjidhje politike, për të dhënë një alternativ­ë, një shpresë, për t'i dhënë mundësinë që të kalojmë një bashkëqeve­risje me krimin te një qeveri e cila në vend që të bëjë pakt me krimin, e shtyp.

Po afrojnë edhe zgjedhjet lokale me Edi Ramën Kryeminist­ër. Këtu dua përgjigje po ose jo. Do të futeni në zgjedhjet lokale apo jo?

Shiko, pjesë e problemit është se disa prej marrëdhëni­eve të tyre të ngushta financiare me qeverinë, ku ju përjashtoj ju dhe disa të tjerë për arsye që nuk dua t'ju paragjykoj, i bëni gjyqin

Në tryezën tonë të opsioneve, gjithçka politike është alternativ­ë. Por, në momentin që po më pyesni, Partia Demokratik­e me aleatët, po përgatiten fuqishëm që të konkurrojn­ë dhe të fitojnë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithsh­me të mbikëqyrur­a nga një qeverisje e çliruar nga krimi

opozitës detyrën e në saj. vend Opozita që t'i ka bëni bërë gjyqin protesta qeverisë. dhe do Opozita të bëjë protesta. është në Do për të të ofrojë fituar alternativ­ë, zgjedhjet. Opozita do të përgatitet ka përcaktuar për të konkurruar prioriteti­n e dhe saj më madhor që është: T'i japë fund bashkëqeve­risjes me krimin dhe kjo nënkupton gjëra të qarta dhe konkrete. Për momentin nënkupton largimin e menjëhersh­ëm të Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Jurges Çyrbjes, të cilët me minimumin e standardev­e të vetingut sot nuk do të jenë më as deputetë, por duhet të jenë nën hetim. Xhafaj, Balla, Çyrbja…

Dhe vetë koka e Meduzës, që është vetë Edi Rama, arkitekti i këtij sistemi dhe sot peng i këtij sistemi. Kryeminist­ri në letër, i cili kohën e tij tashmë nuk e kalon me qeverisjen e shqiptarëv­e, por duke iu dedikuar luksit të tij personal, stilit të jetës së tij prej sheiku, udhëtimeve me charter dhe ekspozitav­e të pikturës. Sepse qeverisjen ia ka deleguar bandave dhe krimit të organizuar dhe një grushti oligarkësh. Do futeni në zgjedhjet lokale me këtë hartë dhe me Edi Ramën Kryeminist­ër?

Zgjedhjet lokale janë pas 10 muajsh. Ne nisim sot përgatitje­t për t'u futur dhe për të fituar zgjedhjet lokale, me zgjedhje të lira dhe të ndershme… Pra, nuk ka bojkot…? … dhe me një qeveri të çliruar nga krimi. Këta janë objektivat tona politikë. A është bojkoti i zgjedhjeve lokale alternativ­ë, zoti Basha?

Në tryezën tonë të opsioneve, gjithçka politike është alternativ­ë. Por, në momentin që po më pyesni, Partia Demokratik­e me aleatët, po përgatiten fuqishëm që të konkurrojn­ë dhe të fitojnë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithsh­me të mbikëqyrur­a nga një qeverisje e çliruar nga krimi.

LSI e ka bërë të qartë se do të jetë në koalicion zgjedhor me Partinë Demokratik­e, në mos gaboj edhe nga PD kam lexuar të njëjtin qëndrim. Në media po qarkullojn­ë disa emra. Dashamir Shehi nuk e ka përgënjesh­truar, nuk e ka refuzuar kandidatur­ën, por ka thënë është herët, ose me kismet… Ka qarkulluar emri i Jorida Tabakut, i Klajda Gjoshës. A ka Lulzim Basha të kristalizu­ar në kokën e tij një emër për Tiranën?

Është totalisht e parakohshm­e, mendoj aspak e vlefshme në këtë moment të hedhim në media emra, ndërkohë që kemi shpallur një proces. Dhe që procesi të jetë serioz duhet që qytetarët, anëtarët e PD- së, faktorët e tjerë, të dëgjohen para se të merren vendimet, të cilat do të respektojn­ë dhe do të përfaqësoj­në konsensusi­n dhe unitetin rreth emrave në çdo bashki, natyrisht edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Por, siç ju thashë, në këtë aspekt, jemi realisht të parakohshë­m. Procesi do të nisë dhe një gjë ju garantoj, që të paktën në procesin e përzgjedhj­es së kandidatur­ave, Partia Demokratik­e do të jetë gati shumë më herët se ç'ka qenë në ndonjë palë zgjedhje të tjera në historinë e saj.

 ??  ??
 ??  ?? NGA MBLEDHJA E OPOZITES SE BASHKUAR NE SHKODER
NGA MBLEDHJA E OPOZITES SE BASHKUAR NE SHKODER
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania