Panorama (Albania)

Nënë Tereza e Shenjtë, lutu për ne...!

- FRANO KULLI

Sidje dy vjet më parë, të di elën, më 4 shtator 2016, E lumja nënë Tereza, e shpallur ...

... shenjtënes­ha më e re e Kishës Katolike dhe e njerëzimit mbarë, u shfaq në sheshin "San Pietro" në Romë, në dimensioni­n e Shenjtes së Dashurisë dhe Mëshirës.

Ajo erdhi në këtë ditë të lume si "dërgatë" e kongregatë­s ( Urdhrit) së Misionarëv­e të Bamirësisë. Një urdhër i krijuar prej saj dhe i miratuar prej Ipeshkvit të Kalkutës. Më pas, Urdhri miratohet edhe nga" Propagada Fide" në Romë dhe kështu ajo fiton "legaliteti­n" për të ndërtuar e perfeksion­uar mbretërinë e saj të përshpirts­hme të dashurisë dhe mëshirës në tokë. Në fillim e përgjithmo­në në Kalkuta të Indisë.

Por, edhe anembanë botës, me prezencën e saj. Në 123 shtete, rreth 750 shtëpi bamirësie, në të cilat gëlojnë më se 4000 motrat me uniformën bardhekalt­ër të kongregatë­s së bamirësisë. Pa shënuar këtu edhe shtëpitë e shërbesat e vëllezërve kontemplat­ivë ( soditës, kundrues).

Më pas, së bashku me Atë Sebastian Vazhakala ka themeluar edhe "Misionarët Laikë të Dashurisë", një lloj urdhri i Tretë i Misionarëv­e të Dashurisë. Bashkëpuni­mi ynë me të na ka sjellë edhe në shqip, pas botimit në shumë gjuhë të botës, kroniken e e përndritsh­me pranë Nënës së Lume... ( Atë Sebastian Vazhakala M. C "Jetë me Nënë TerezënMiq­ësia ime tridhjetëv­jeçare me nënën e të varfërve", Enti Botues "Gjergj Fishta", 2008)

Atë Sebastiani, njëri nga 6 vetët që mbante arkëmortin me kurmin e Nënë Terezës, në ditën kur nisi pavdekësia e saj, më 4 shtator 1997, është njëherësh edhe mbartës i shumë kujtimeve të rëndësishm­e, përshkruar në kronikën e kësaj miqësie hyjnore në 30 vite jete pranë Nënë Terezës. ( shkruan Visar Zhiti në parathënie­n e librit).

Më pas... Më pas, kështu deri në çastin që shkëputet prej botës së tokës drejt botës hyjnore të qiellit, pa u ndalur asnjëherë, në shërbesën e mëshirës për nevojtarët e gji thsojshëm e të gjithkund gjindshëm( kudo n- dodhur). Ajo i apelon njerëzimit, sot e përgjithmo­në, nevojën e përjetshme për më shumë dashuri ndërnjerëz­ore, për më shumë vëmendje prej të pasurve për më të varfrit e të varfërve, për më shumë drejtësi prej atyre që kanë në dorë pushtet, për më shumë afri e mbështetje prej të fuqishmëve për të pafuqishmi­t, për më shumë buzëqeshje, si ilaç për dhimbjet.

- Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe - do ta përsëriste shpesh si devizën e misionit të saj, Nënë Tereza-... Se gjërat e mëdha i bën tjetërkush...

Kur Nënë Tereza kishte fituar Çmimin Nobel të Paqes, në vitin 1979, e takon mbreti i Suedisë e i thotë:

- Unë, nuk po vij në ceremoni. Nuk dua që të jem në qendër të vëmendjes!

- Madhëri! Mos nguroni të vini- i thotë Nënë Tereza - në qendër të vëmendjes nuk do të jeni, as Ju e as unë. Aty ku është Zoti, nuk bie në sy mbreti!

Shenjtërim­i i saj vjen pas lutjeve të pandërprer­a kurrë, asnjëherë, për asnjë çast të vetëm. Vjen gjithashtu pas veprave të përditshme e të përorëshme, duke ua kushtuar gjithçka të përshpirts­hme të saj, të varfërve, të uriturve deri në pragvdekje, të pamundurve e të papërkrahu­rve.

Sipas ritualit kanonik, shenjtërim­i i saj vjen pas shpalljes E lume trembëdhje­të vjet më parë, si mrekullibë­rëse, si shëruesja e një gruaje indiane të sëmurë me sëmundje të pashëruesh­me. Me vargun e paprerë të lutjeve, me shpirtin dhe me duart e sajë të imta.

Aty, në sheshin "San Pietro", asohere ishim edhe ne bashkëkomb­ës të saj, shqiptarë të ngadoardhu­r. Dhe u ndjemë ngrohtë, shumë ngrohtë nën mbulojën e shenjtëris­ë së saj. Si edhe të tjerët, natyrisht. Patetika nuk vlen, heshtja më shumë. Dhe lutjet e saj për ne. Shenjtja jonë Terezë, lutu për ne mëkatarët, lutu për dashurinë e acaruar mes nesh, lutu dhe kërko mëshirë për të shtypurit nën pabarazinë.

Si në qiell, ashtu në tokë... Amen!

Shenjtërim­i i saj vjen pas lutjeve të pandërprer­a kurrë, asnjëherë, për asnjë çast të vetëm. Vjen gjithashtu pas veprave të përditshme e të përorëshme, duke ua kushtuar gjithçka të përshpirts­hme të saj, të varfërve, të uriturve deri në pragvdekje, të pamundurve e të papërkrahu­rve. Sipas ritualit kanonik, shenjtërim­i i saj vjen pas shpalljes E lume trembëdhje­të vjet më parë, si mrekullibë­rëse, si shëruesja e një gruaje indiane të sëmurë me sëmundje të pashëruesh­me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania