Panorama (Albania)

Sherri për lojën, vritet me thikë 14- vjeçari

Autori ndalohet pak pas ngjarjes: U konfliktua­m për lojën

- LEZHE/

Godet shokun me thikë pas sherrit në lojë, vdes në spital adoleshent­i.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fushë- Mamurras në Kurbin, ku një fëmijë vetëm 14 vjeç, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me armë të ftohtë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 20: 34 në një shesh pushimi që fëmijët e fshatit përdornin për të luajtur. Viktimë ka mbetur A. Sala, 14 vjeç, banues në FushëMamur­ras, i cili pavarësish­t se u dërgua me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë nuk mundi të mbijetojë dot. I mituri u godit disa therë me thikë nga një bashkëmosh­atar i tij. Si përgjegjës për ngjarjen mësohet se Policia ka shoqëruar në Komisariat A. Xheçuka, 15 vjeç. Dy të rinjtë, banues në Fushë- Mamurras janë përfshirë në një konflikt të ças- tit me njëri- tjetrin. Pas sharjeve dhe konfrontim­it fizik mes tyre, 15- vjeçari mësohet se ka goditur me thikë bashkëmosh­atarin e tij. Pavarësish­t se për shuarjen e konfliktit kanë ndërhyrë disa të rinj që ndodheshin pranë tyre, autori ka arritur ta godasë disa herë të miturin, gjë e cila rezultoi fatale për jetën e tij. Ngjarja e rëndë vjen vetëm pak ditë para nisjes së vitit shkollor, ku 14vjeçari do të niste shkollën e mesme. Autori pak pas ngjarjes është ndaluar nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në Komisariat. Adoleshent­i pritet të merret në pyetje në praninë e psikologes për të mësuar më shumë mbi ngjarjen e rëndë në prag të nisjes së vitit shkollor. “Rreth orës 20: 34, është marrë njoftim se në Fushë- Mamurras në Kurbin, shtetasi A. Xh. 15 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A. S. 14 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore procedural­e, për veprën penale të kryer”, bën të ditur Policia, ndërsa çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania