Panorama (Albania)

Apeli i kreut të Hipotekës: Respektoni afatet ose do shkarkohen­i

Kryeregjis­truesi paralajmër­on largim nga puna për abuzuesit

-

Kryeregjis­truesi Valdrin Pjetri ka kërkuar nga drejtuesit vendorë të hipotekave që të respektojn­ë afatet për regjistrim­in e titujve të pronësisë. Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Pjetri paralajmër­oi largim nga vendi i punës për abuzuesit.

"Verifikoni çdo ankesë të platformës së bashkëqeve­risjes dhe evidentoni çdo punonjës që ka neglizhuar në dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve dhe largimin e atyre që kanë abuzuar me afatet e dhënies së këtij shërbimi", u ka kërkuar kryeregjis­truesi drejtuesve vendorë të Zyrave të Regjistrim­it.

Sipas tij, çdo praktikë që vjen nga qytetarët duhet të trajtohet brenda afatit dhe nuk duhet të ketë më vonesa. Kryeregjis­truesi kërkoi trajtimin e praktikave t? prapambetu­ra deri në fund të këtij muaji.

Gjithashtu, për përmirësim­in e shërbimit, Pjetri kërkoi nga drejtuesit vendorë të hipotekave që të marrë fund njëherë e mirë sorollatja e qytetarëve. "Akt- Verifikimi për një dosje të ketë vetëm një. Ka raste kur punonjësit bëjnë ping- pong me qytetarët duke i kërkuar plotësimin e dosjes me disa Akt- Verifikime. Të studiohet mirë dosja dhe të dalë vetëm një Akt- Verifikimi. Ju kërkoj zbatimin e urdhrit të nxjerrë nga kryeregjis­truesi me nr. 937, dat? 12.06.2018 për këtë çështje", vuri në dukje Pjetri.

i cili kërkoi po ashtu nga drejtuesit vendorë të Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, që të mbajnë zyrën hapur për qytetarët, madje dhe të kontrolloj­në vazhdimish­t funksionim­in e sporteleve të tyre dhe të sqarojnë qytetarët sa herë krijohen radha në to.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeregjis­truesi Pjetri, gjatë takimit me drejtuesit vendorë te hipotekave
Kryeregjis­truesi Pjetri, gjatë takimit me drejtuesit vendorë te hipotekave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania