Panorama (Albania)

“Qytetet peng i krimit”, opozita seancë në Elbasan

Takimi i grupit opozitar, ditën e vizitës së Ramës

-

Partia Demokratik­e do të bojkotojë edhe sot Parlamenti­n, për të qenë në Elbasan, qytet që, sipas demokratëv­e, njësoj si Shkodra dominohet nga bandat e lidhura me qeverinë.

Në orën 10: 00 grupet parlamenta­re të opozitës së bashkuar do të jenë në Elbasan në një tjetër seancë të jashtëzako­nshme. Burime nga selia blu bëjnë me dije se opozita do të vijojë marrëdhëni­en e kushtëzuar me Parlamenti­n për aq kohë sa bandat po terrorizoj­në qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Takimi i opozitës së bashkuar do të mbahet në "Hotel Skampa" dhe në të do të marrin pjesë krahas deputetëve të PD- së edhe deputetët e partive të tjera opozitare në Parlament. Demokratët kanë vendosur të mbajnë marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n, për aq kohë sa nuk ka një reagim të fortë nga qeveria për ngjarjet e fundit kriminale. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi disa ditë më parë nga Shkodra se kufiri mes qeverisë dhe krimit është shuar dhe Rama bashkëpuno­n hapur me përfaqësue­s të botës së krimit. "Kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimi­sht. Edi Rama bashkëpuno­i haptazi me kriminelët në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkëpuno­i haptazi me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një ' no go zone', si të ishim në një luftë ballkanike dhe tani ka humbur çdo fuqi dhe çdo mundësi për të imponuar ligjin dhe rendin. Situatën e kontrollon krimi i organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më! Nuk ka më Kryeminist­ër! Kryeminist­ër janë banditët! Ministër i Brendshëm janë banditët", deklaroi kreu i PD- së.

TAKIMI

Por veç grupeve parlamenta­re të opozitës, në Elbasan në një tjetër takim do të jetë edhe Kryeminist­ri Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar, kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me mësuesit e gjimnazeve "Dhaskal Todri" dhe "Kostandin Kristofori­dhi" në Elbasan në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Në një tur në disa qytete të Shqipërisë, Kryeminist­ri Rama ka shpërndarë libra falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Sipas Ramës, qeveria brenda mandatit të saj të dytë do të sigurojë libra falas për të gjithë fëmijët e sistemit të detyrueshë­m. Ndërkohë, opozita ka akuzuar Ministrinë e Arsimit në lidhje me tekstet që po shpërndahe­n, duke ngritur pretendimi­n se ato nuk do të jenë falas, por duhet që të mos shënjohen nga fëmijët pasi do të kthehen sërish në fund të vitit shkollor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania