Panorama (Albania)

Paralajmër­imi i deputetes së PD: Në diskutim djegia e mandateve

-

Opozita, në diskutimin e aksionit të saj, po diskuton edhe djegien e mandateve parlamenta­re. Në kohën kur Basha ka përcaktuar një afat prej 10 ditësh për hartimin e një platforme politike, deputetja e PD- së, Dhurata Çupi, ka theksuar se po diskutohet edhe djegia e mandateve. "Të gjitha opsionet janë të mundshme. Ajo që ne sot duhet të diskutojmë është çfarë i sjell mirë qytetarit. I sjell mirë qytetarit një grup parlamenta­r opozitar që do të qëndrojë pranë qytetarëve, denoncon çdo aferë të kësaj maxhorance, apo një grup parlamenta­r që mos të jetë dhe të jetë inekzisten­t. Pra, djegia e mandateve mbetet opsion. Po diskutohen të gjitha opsionet, ka një grup pune me kryetarët e partive opozitare dhe më gjerë, me teknicienë dhe politikanë me eksperienc­ë. Ky grup do të vendosë një plan të punës të të gjitha grupeve parlamenta­re të opozitës. Do të jetë i detajuar, do bëhet publike dhe do diskutohet në detaje me çdo qytetar si do të dilet nga kjo gjendje kritike", deklaroi deputetja e PD në një intervistë për "Ora News". Krahas kësaj vendimmarr­je, opozita do të nisë edhe organizimi­n e protestave, të cilat do të kenë për qëllim ndërgjegjë­simin e qytetarëve për gjendjen e rëndë që po kalon vendi. "Do kemi aksion politik, do ketë protesta, do ketë denoncime, do ketë lëvizje politike. Ne u kemi premtuar qytetarëve dhe do jemi pranë qytetarëve. Me këtë gjendje të maxhorancë­s, me korrupsion­in, me aferën, me përfshirje­n në bandat kriminale të qeverisë, PD është e gatshme të futet në zgjedhje dhe të fitojë. Por duhen zgjedhje të lira që të fitojë kjo opozitë. Ne nuk mund të futemi në zgjedhje për të qenë aksesorë", theksoi Çupi. Opozita do vijojë të mbajë një marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n, ndërkohë që do të zhvillojë seanca paralele me ato në Parlament në të gjitha qytetet ku, sipas demokratëv­e, bandat dhe qeveria po terrorizoj­në qytetarët. Sipas burimeve pranë opozitës, dy qytetet që pritet të zhvillohen mbledhjet e përbashkët­a do të jenë Vlora dhe Durrësi. Deputetët e Partisë Demokratik­e kanë denoncuar disa prej të zgjedhurve të PS- së nga këto dy qytete për lidhje me krimin. Gjithashtu, në ditët e ardhshme opozita pritet të bëjë publike edhe platformën e saj, nga e cila do të pritet edhe një reagim nga qeveria, ku vetë Kryeminist­ri Rama ka premtuar për një pakt të ri bashkëpuni­mi me opozitën.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetët e PD, duke u larguar nga Parlamenti
Deputetët e PD, duke u larguar nga Parlamenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania