Panorama (Albania)

Tabaku: Akti Normativ shkurton investimet në sektorë kyç

- TIRANE Jorida Tabaku

Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ që përcakton edhe shpërblimi­n prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionist­ët dhe familjet në nevojë në fund të vitit. Qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidarite­tit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionist­ët, por edhe familjet në nevojë.

Opozita nuk do të jetë sot në kuvend, ndërsa maxhoranca do ta miratojë Aktin Normativ, pasi ky votim kërkon shumicë të thjeshtë. Në Kuvend në rendin e ditës janë dhe dy projektlig­je të mbartura nga sesioni i kaluar siç është ai për shkollën e Magjistrat­urës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Këto dy votime kërkojnë dhe votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota për to.

SHPËRBLIMI Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi dy ditë më parë, se duke marrë parasysh shpërblimi­n e fundvitit, por edhe indeksimin që iu bë pensioneve në maj, rritja e pensioneve kap shifrën e 5%. “Këto janë në funksion të bonusit për të kapur atë shifrën prej 50 mijë lekësh në fund të vitit. Për të mos e quajtur atë, siç e quajnë ‘ kokoshi një thelë’. Po buxheti është vëmendje ndaj atyre pensionist­ëve. Janë 50 mijë lekë. T’ju bëj një llogari të shkurtër, 3.3 miliardë është 33 milionë dollarë shto këtu 16 milionë dollarë që ishte indeksimi në maj. U bë në llogarinë e pensionist­ëve plus 50 milionë dollarë në vit. Se nuk duhet ta harrojmë këtë, që nëse i referohemi totalit të pensioneve që shkon 1.2 minus statuset, i bie që çdo vit pensionist­ëve u rriten pensionet me një 5%. Nuk është shumë, sigurisht, por e mund inflacioni­n. Ku inflacioni në fund të vitit do jetë rreth 2%”, sqaroi Ah- metaj. Ministri i Financave kujtoi se qeveria “Rama” ka pasur gjithmonë në konsiderat­ë shpërblimi­n e pensionist­ëve dhe shtresave në nevojë, ndërkohë që demokratët këto shpërblime i kanë dhënë vetëm gjatë viteve elektorale. Sipas kreut të Financave, PD në 8

Nënkryetar­ja e Komisionit Parlamenta­r të Ekonomisë, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë se përmes Aktit Normativ vetëm sa rrit borxhin në ekonomi dhe shkurton financimin për sektorët më margjinalë të ekonomisë. “Ngado që ta kapësh Aktin Normativ, e kupton që problemet e tij dhe mbi të gjitha të buxhetit janë më akute dhe duhet t’u jepet një zgjidhje tjetër. Për këtë, kësaj maxhorance të lidhur me shumë fije të errëta krimi e kriminelës­h nuk i shkon as mendja dhe as dëshira. Akti Normativ, me të cilin u krenua sot ministri, është një tjetër gërshërë që pret ushqimin dhe paratë për sektorët më margjinalë të shoqërisë. Kursejnë për të varfrit që t’i japin oborrit qeveritar”, shkruan Tabaku në një status të saj në “Facebook”. Në emër të partisë që përfaqëson, deputetja demokrate shprehet se taksa e sheshtë do t’i japë më shumë frymëmarrj­e biznesit dhe ekonomisë së vendit. “Kjo nuk ka qenë filozofia jonë si PD. Prandaj kërkojmë të ven- vitet e qeverisjes së saj dha në total një shpërblim prej 10.5 miliardë lekësh, ndërkohë që PS vetëm në 4 vitet e para të qeverisjes ka dhënë 11.3 miliardë lekë. “Kemi bërë debat se sa i kemi mbështetur pensionist­ët dhe familjet në nevojë me atë që ne i referohemi si paketa e solidar- dosim taksën e sheshtë që gjithsecil­i të ketë mundësi të ketë më shumë para në xhep për të konsumuar më shumë, për të investuar në biznese dhe mbi të gjitha për t’i dhënë shans ekonomisë të ketë një rritje reale për të gjithë dhe jo thjesht për grushtin e oligarkëve. Këta të fundit janë armiqtë e tregut të lirë, armiqtë e shqiptarëv­e dhe gjithashtu armiqtë e PD- së”, shprehet Tabaku. Sipas saj, rishikimi i buxhetit nga ana e qever- itetit. Kam bërë një krahasim mes qeverisjes 8- vjeçare të PDsë dhe 4 vjeçare të PS- së. Totali në 8 vite i qeverisjes së PD- së ka qenë 10.5 miliardë lekë. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit, gjatë qeverisë së tyre është njëherë në dy vite, gjatë viteve elektorale. Ndërsa në 4 isë lidhet me mosrealizi­min e të ardhurave. “Arsyeja përse qeveria po risheh buxhetin lidhet ngushtë me mosrealizi­met e taksave, kjo në fakt ka qenë arsyeja e vërtetë e saj nga 2014 e këndej. Të dhënat e 7- mujorit për të ardhurat referojnë një mosrealizi­m prej 86 milionë USD, imagjinoni më së paku se sa do rriteshin pensionet realisht për gjithë vitin nga qeveria nëse do të kishim më shumë eficencë?”, shprehet Tabaku. vite, PS ka dhënë 11.3 miliardë lekë. Ne kemi dhënë 10% më shumë në 4 vite se sa ata kanë dhënë në 8 vite. Mënyra se si ne e ofrojmë paketën e solidarite­tit nuk ka lidhje fare me vitet elektorale. Kjo mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë para”, sqaroi Ahmetaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania