Panorama (Albania)

DËSHMITARË­T VIP QË KËRKOI PD PËR KOMISIONIN “TAHIRI”

-

Partia Demokratik­e depozitoi në Parlament listën me 12 emrat e dëshmitarë­ve “VIP”, të cilët do të thërritesh­in nga Komisioni Hetimor për çështjen “Tahiri”. Lista e dëshmitarë­ve që nuk u miratua asnjëherë gjatë mandatit 6- mujor, fillonte me Kryeminist­rin Edi Rama, ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish- drejtorin e SHISH, Visho Ajazi Lika, drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Po ashtu në Komision do të ftohej për të dëshmuar drejtori në detyrë i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Lista vijonte me drejtuesin e asaj kohe të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata­j, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe prokurorët, Arqile Koça dhe Rovena Gashi. Pjesë e kërkesave të PD- së ishte dhe drejtoresh­a e Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë pranë Ministrisë së Drejtësisë, Odeta Thëngjilli, si dhe 12 drejtorët e Policisë së Shtetit në të gjitha qarqet e vendit. Demokratët do të kërkonin në Komisionin Hetimor dhe praninë e ish- oficerit, Dritan Zagani dhe 5 drejtorëve të burgjeve në vend.

Dështon komisioni hetimor i ngritur nga opozita për të zbardhur të vërtetën e përfshirje­s së ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e lëndëve narkotike.

Dje ka skaduar zyrtarisht mandati i Komisionit hetimor “Tahiri” dhe hetimet mbetën në pikën zero. Nënkryetar­i i Parlamenti­t, Edi Paloka, i ka dërguar një letër kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi ku i kërkon që të ndëshkojë përgjegjës­it e këtij dështimi. Për demokratët, fajtorët e mosfunksio­nimit të Komisionit hetimor janë, ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në letrën e PD- së thuhet se Ministria dhe Policia refuzuan t’i japin informacio­nin e kërkuar Komisionit Hetimor. “Komisioni kishte një afat të veprimtari­së së tij deri më 5 shtator 2018. E kapur në flagrancë, në veprimtari të paligjshme të lehtësimit dhe mbështetje­s së organizata­ve kriminale në kryerjen e trafikut ndërkombët­ar të lëndëve narkotike, Qeveria, dhe konkretish­t Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ka pamundësua­r veprimtari­në e Komisionit Hetimor gjatë gjithë kësaj periudhe. Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit prill 2018, ka kërkuar informacio­ne nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, ende deri sot, asnjë e dhënë apo dokumentac­ion i kërkuar nuk i është vënë në dispozicio­n. Kjo sjellje antikushte­tuese e Qeverisë ka penguar vijimin e punës së Komisionit Hetimor”, thuhet në letrën e Palokës.

PROCEDURA Në letrën e PD thuhet më tej se pa mbledhjen e informacio­neve nga institucio­net e vendit, nuk mund të vijohej puna me miratimin e planit hetimor. Për Edi Palokën ky pengim i punës së Komisionit Hetimor u bë për qëllimin e vetëm të fshehjes së “gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”. “Kjo sepse, sipas ligjit, për të vijuar punën me miratimin e Planit Hetimor, që i hap rrugë zhvillimit të mbledhjeve të Komisionit, duhet më parë të mblidhen të gjithë informacio­net e kërkuara. Pengimi i Komisionit Hetimor për shkak të mosdërgimi­t të informacio­nit nga ana e ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, shërben për të fshehur gjurmët e lidhjes së Qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacio­neve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentë­t e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jurgis Çyrbja, etj.. Kjo është arsyeja e vërtetë e fshehjes së informacio­nit nga Qeveria dhe vetë ministri i Brendshëm për Komisionin Hetimor”, thekson në letrën e tij demokrati. Xhafaj dhe Veliu akuzohen nga Partia Demokratik­e se kanë shpërdorua­r detyrën dhe për këtë arsye Parlamenti duhet t’i shkarkojë. “Kontrolli parlamenta­r është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësoj­ë dhe mbrojë interesat e qytetarëve në Kuvend. Për këtë qëllim, kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtari­së së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjës­isë politike dhe ligjore ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjës­i penale. Gjithashtu, në përputhje me nenet 7, 77 dhe 78 të Rregullore­s së Kuvendit, kërkojmë zgjatjen e afatit të veprimtari­së së Komisionit Hetimor për një periudhë 3- mujore”, thuhet në letrën e PD.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania