Panorama (Albania)

Raporti i BB, si renditet Shqipëria për investimet

Banka Botërore: Sistemi i ri zvogëloi kohën e zhdoganimi­t

-

Shqipëria renditet në vend të 78 në rang global për lidhshmëri­në me vendet e tjera përmes tregtisë, investimev­e të huaja, migracioni­t apo transporti­t ajror.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pozicionoh­et e fundit, ku para saj renditen Maqedonia apo Bosnje- Hercegovin­a. Të dhënat u publikuan dje në raportin e Bankës Botërore për vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Vlerësimet e kryera në raport jepen për 6 indikatorë, si tregtinë, investimet e huaja, migracioni­n, teknologji­në, linjat ajrore dhe rrjedhja e portofolit. Raporti vlerëson pozitivish­t investimet që janë kryer në dogana në periudhën 20072012 për uljen e kohës në zhdoganim, si edhe kthimin e emigrantëv­e në Shqipëri në periudhën e krizës greke. Raporti rendit Shqipërinë në vendin e 80 për tregtinë, ndërsa për investimet e huaja renditet e 87- ta. Për sa i përket këtyre dy indikatorë­ve, tregtisë dhe investimev­e të huaja, krahasuar me vendet e rajonit renditet pas tyre. Por renditja e Shqipërisë është pozitive, përsa i përket teknologji­së dhe emigracion­it. Zbatimi i teknologji­së e rendit Shqipërinë 7 vende para Maqedonisë. Raporti shpjegon se si përdorimi i teknologji­së ka ndikuar pozitivish­t në uljen e kohës për zhdoganimi­n e mallrave në dogana. "Vendet mund të përdorin informacio­nin dhe teknologji­së së komunikimi­t ( TIK) për të modernizua­r agjencitë doganore dhe procedurat. Për shembull, Shqipëria zvogëloi kohën e saj të zhdoganimi­t dhe rritjen e tregtisë në mënyrë të kon- siderueshm­e nga 2007 në 2012 nga implementi­mi i sistemit të automatizu­ar për dogana. Si dhe të dhënat për të përmirësua­r menaxhimin dhe inspektimi­n e rrezikut të proceseve", thuhet në raport. Për sa i përket ndikimit të migracioni­t në ndërlidhje­n me vendet e tjera, Shqipëria renditet e 76, para Maqedonisë. Banka Botërore vlerëson se kthimi i emigrantëv­e shqiptarë nga Greqia, në periudhën e krizës greke ka ndikuar pozitivish­t në rritjen e punësimit dhe ekonomisë. "Kthimi i emigrantëv­e shqiptarë me krizën greke rriti fuqinë punëtore të Shqipërisë prej 5 për qind. Vetëm në vitin 2011 dhe 2014, pati efekte pozitive në pagat e jomigrantë­ve me aftësi të kufizuara dhe efektet e përgjithsh­me pozitive në punësimin e atyre që qëndruan. Migrantët e kthyer janë gjithashtu më shpesh të vetëpunësu­ar se punëtorët që nuk ikën kurrë, duke kontribuar potenciali­sht në gjenerimin e punësimit dhe rritjes ekonomike", thuhet në raport. Raporti konstaton se lidhshmëri­a e rritur, gjithashtu i ekspozon vendet në rajon ndaj riskut të tronditjev­e ekonomike. Megjithatë, me ofrimin e burimeve alternativ­e të kërkesës dhe financimit të jashtëm, lidhjet e larmishme mund t'i zvogëlojnë këto risqe dhe t'i ndihmojnë vendet që të menaxhojnë tronditjet e brendshme dhe të jashtme.

 ??  ??
 ??  ?? Raporti i Bankës Botërore për tregëtinë dhe investimet
Raporti i Bankës Botërore për tregëtinë dhe investimet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania