Panorama (Albania)

Nikolla: Nuk po mbyllim shkollat, por klasat kolektive

MAS, urdhër për transferim­in e nxënësve në shkollat më të afërta

- BESARTA BASHA

Nga ky vit shkollor nuk do të ketë më klasa, brenda së cilës mësojnë fëmijë të moshave të ndryshme. Bëhet fjalë për afro 33 mijë nxënës në rang vendi, të cilët do të duhet të ecin më shumë kilometra drejt shkollës më të afërt për të nxënë dije me bashkëmosh­atarët e tyre.

Ky është plani i Ministrisë së Arsimit, i bërë publik një ditë më parë, në përgjigje të akuzave për mbylljen e shumë shkollave. Ministrja Lindita Nikolla thotë se s’bëhet fjalë për shkolla, por klasa kolektive, një problem i mbartur në kohë dhe që po adresohet siç duhet. “Nuk kemi synim mbylljen e shkollave, por mbylljen e klasave kolektive, klasa me nxënës të moshave të ndryshme, ku numri i nxënësve është 3 dhe 5”. Rigrupimi i klasave kolektive nuk është diçka e re. Edhe më herët, ka qenë vetë ministrja që ka deklaruar se shkollat me më pak se 30 nxënës do të grupohen me shkolla të tjera me qëllim që mësimi të përthithet sipas grupmoshav­e. Në të gjithë vendin numërohen 937 shkolla të tilla. PLANI I MINISTRISË Planet për racionaliz­imin e shkollave kanë nisur që vitin e kaluar me identifiki­min e klasave kolektive dhe testimin e njohurive të nxënësve në shkrim e lexim. Kjo i hapi rrugë një procesi më të thelluar, me shqyrtimin e mundësive për transferim­in e tyre. “Kemi parë secilën klasë, kemi matur largësinë nga shtëpitë e nxënësve nga shkollat e tjera më të afërta, kemi parë kushtet e punës në këto klasa e kemi dërguar ekipe që të ecin në këmbë rrugët që përshkojnë vetë nxënësit”, nënvizoi Nikol-

 ??  ?? Ministrja Nikolla, dje gjatë deklaratës për shtyp
Ministrja Nikolla, dje gjatë deklaratës për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania