Panorama (Albania)

Kryebashki­aku Veliaj: Energjinë ta kthejmë në punë konkrete

-

Nga qendra sociale Nr. 4 “Gonxhe Bojaxhi”, kryetari i Bashkisë së Tiranës përkujtoi datën e shenjtërim­it të bamirëses së madhe me origjinë shqiptare, Nënë Tereza. Në drekën e shtruar për njerëzit në nevojë, Erion Veliaj vuri në dukje se kjo ditë duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi që të mos pengojnë, por të kontribuoj­në në punë konkrete pozitive. “Duke e quajtur qendrën tonë sociale në Njësinë 4 ‘ Gonxhe Bojaxhi’, i kujtojmë vetes dhe kujtdo kalimtari, kujtdo që është në këtë lagje, se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, kur vendosim të bëjmë mirë. Por, e kemi kuptuar se kemi potencial edhe kur bëjmë keq. Kur ne shqiptarët ndajmë mendjen që do bllokojmë, që do vëmë stërkëmbës­ha, që do flasim keq, që do intrigojmë, që do pengojmë njëri- tjetrin, edhe aty jemi të paparë. Por, sikur gjithë këtë energji ta kthenim për mirë, në punë konkrete, sikur t’i shërbenim njëri- tjetrit, sikur të shëronim një plagë, sikur të dëgjonim një hall, sikur të qanim një problem, çfarë mrekullie do të ishte në Tiranë!”. Sipas kryebashki­akut Veliaj, pas tre vitesh drejtimi, qyteti sot është më solidar se kurrë. Mensa të shumta sociale janë në shërbim të njerëzve në nevojë: në Njësinë Nr. 4, në Kombinat, tek “Ali Demi”, në Laprakë dhe një te Bregu i Lumit. Por, për Veliajn, gjithnjë ka nevojë për më shumë se kaq. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, siç thoshte Nënë Tereza, secili sipas mundësisë së vet, dikush mund të ketë një vakt shtesë, dikush mund të ketë ca rroba më shumë, dikush mund të ketë ca libra për të dhuruar. Çfarë ka tepër që mund t’ia dhurojë dikujt në nevojë, që mund të ndihmojë, që mund t’i japë një dorë dikujt që është rrëzuar për momentin, do t’u kërkoja me zemër në dorë që ta bënit këtë”, theksoi Veliaj.

Në Ditën e Shenjtërim­it të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës zgjodhi të shtrojë drekë në të gjitha qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë që i frekuentoj­në ato. Më pas, kreu i Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe fëmijëve që trajtohen në këtë qendër sociale në një ndeshje futbolli. Bashkia e Tiranës ka hapur në këto tre vite disa mensa sociale në të gjithë kryeqyteti­n, duke iu gjendur pranë qytetarëve në nevojë për mbështetje. Ata marrin jo vetëm një vakt të ngrohtë, por njëkohësis­ht edhe një shërbim të specializu­ar me mjekë, psikologë etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania