Panorama (Albania)

NGJARJET MAFIOZE QË TRONDITËN SHKODRËN

-

Nga viti 2000 deri në fund të vitit 2017, Qarku i Shkodrës ka pasur të paktën 15 vrasje mafioze, që vinin për shkak të rivaliteti­t mes bandave dhe fiseve apo si refuzimi i pagimit të gjobave të vendosur nga “të fortët”. Por, viti 2018 nisi me atentat ndaj një prej të fortëve të këtij qyteti. Pas kësaj ngjarjeje, nisi një seri vrasjesh të stilit mafioz.

13 janar

Lulzim Kulla shpëtoi për mrekulli nga shpërthimi i një sasie tritoli që ishte vendosur në një motor të parkuar fare pranë makinës së tij të blinduar. Kulla mbeti i plagosur, bashkë me 6 persona të tjerë. Ai u arrestua më 24 korrik në Kakavijë, duke tentuar që të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikua­r.

18 qershor

Mehdi Kavaja, pronari i një servisi makinash, u qëllua me plumb në kokë, ndërsa autori ende nuk është zbuluar. Fillimisht u fol për vdekje aksidental­e, edhe pse kishte plumb në kokë.

15 korrik

Ish- polici Boran Bërçana dhe bashkëjetu­esja e tij, Silvana Ndoci, u vranë me breshëri plumbash brenda në makinë, në një kohë kur aty ndodhej dhe djali i tyre vetëm 2 vjeç. Ndonëse vrasja u regjistrua nga kamerat e sigurisë, nuk ka ende asnjë të dyshuar dhe arrestuar. Automjeti i përdorur nga autori ishte vjedhur në Kosovë, ndërsa u dogj pas vrasjes në periferi të qytetit të Shkodrës.

10 gusht

Vritet kunati i të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla. Fatbardh Lici u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal pranë banesës së tij. Automjeti i përdorur nga autorët ishte vjedhur në Tiranë.

23 gusht

Gëzim Hysaj nga Postriba dhe nipi i tij, Agron Mollaj, nga Dobraçi, janë denoncuar në Polici nga familjarët si të zhdukur prej datës 23 gusht. Ngjarja është denoncuar si kriminale, por deri tani Policia nuk di asgjë për fatin e këtyre dy personave.

1 shtator

Arjan Ferraaku ekzekutohe­t me breshëri kallashnik­ovi, ndërsa ishte duke u stërvitur për një garë me kuaj. Atij iu bë pritë në një zonë në periferi të Shkodrës, pranë liqenit, e njohur si zonë e kryerjes së shumë krimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania