Panorama (Albania)

Grabitën katedralen, kapen dy autorë, një i tretë në kërkim

-

KORÇË – Dy ditë pas grabitjes, zbulohen autorët që morën 20 mijë lekë nga Katedralja e Korçës. Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, si autorë të grabitjes së katedrales “Ringjallja e Krishtit”, e ndodhur më 3 shtator. Joan Cigare, 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe Genci Arifi, 42 vjeç, janë dy të arrestuari­t, ndërsa në kërkim është A. N, 26 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin janë autorët që kanë grabitur paratë e dhuruara për bamirësi nga besimtarët në katedrale. “Specialist­ët e Seksionit për Krimet në Komisariat­in e Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Joan Cigare, 23 vjeç, ( i dënuar më parë për ‘ Vjedhje’). Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N, 26 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas, në bashkëpuni­m mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në katedralen ‘ Ringjallja e Krishtit’ në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambienteve të saj, një sasi lekësh”, bën të ditur Policia. Një prej tre autorëve hyri brenda kishës si besimtar dhe në momentin që të gjithë po largoheshi­n, ai u fsheh. Pas largimit të rojës, ai hapi katër arkat e kishës ku grumbulloh­en të hollat e besimtarëv­e, duke përvetësua­r një shumë prej 20 mijë lekësh të rinj nga paratë që Mitropolia mbledh për mensën e të varfërve. Më tej, autorët janë larguar duke shkallmuar shulin e brendshëm të derës krye- sore të katedrales. Prifti, At Ilia Kotnani, duke folur për ngjarjen, tha se është shqetësues­e pasi kohët e fundit ka pasur disa raste të dhunimit të objekteve të kultit. Vetëm pak ditë më parë, tri kisha në fshatin Zvirinë të Korçës u vodhën. Arkat e kishave janë boshatisur, pasi kanë hyrë përmes hapjes së dyerve kryesore. Katedralja e Korçës është një nga krenaritë e besimit ortodoks dhe ndërtesë simbol në këtë qytet. dh. ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania