Panorama (Albania)

Pritë pas sherrit për pronën, plagoset 34- vjeçari

Në kërkim dy autorët. I plagosuri i kishte denoncuar më parë

- LEZHE/

Në konflikt prej vitesh për pronën, atentat 34- vjeçarit. Debatet e vazhdueshm­e mes dy familjeve në Lezhë janë përshkallë­zuar në përplasje me armë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”. Rreth orës 13: 30, pikërisht në vendin kryqëzimi i Shënkollit- Tale, Martin Doda u qëllua me armë zjarri. 34- vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur dy persona i zunë pritë. I riu u qëllua me pistoletë nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia. Në drejtim të Dodës u qëllua disa herë, por mundi t’u mbijetojë plagëve dhe u dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializu­ar mjekësore. 34- vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa konfirmohe­t se ka marrë plumba në gjymtyrët e poshtme. Policia, pas nisjes së hetimeve dhe mar- rjes së dëshmive të para, arriti të identifiko­jë autorët e dyshuar të plagosjes. Ata janë shtetasit me iniciale P. Ll. DHE Z. B., që të dy banues në Tale. Ata janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se gjithçka ka ardhur për shkak të konflik- teve që autorët dhe i plagosuri kishin në lidhje me pronat. Të dy palët janë banues në të njëjtin fshat dhe mes tyre kishte vazhdimish­t debate lidhur me pronësinë e një sipërfaqej­e toke. Madje, vetëm pak ditë më parë, Martin Doda dhe dy autorët e shpallur në kërkim kanë pasur një debat të fortë. Pikërisht për këtë arsye, 34- vjeçari Doda kishte bërë dhe denoncim në Polici. Por, duket se një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga pala tjetër, e cila i ka zënë pritë të riut nga Lezha. Mësohet se qëllimi i tyre ka qenë eliminimi fizik i 34vjeçarit dhe për këtë arsye ndaj tyre do të ngrihet akuza “Vrasje e mbetur në tenta- tivë” në bashkëpuni­m. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r gëzhojat e armës së gjetur në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër, Policia ka shoqëruar disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. “Rreth orës 13: 30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ‘ Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit- Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifiki­mi i autorëve të dyshuar, shtetasve P. Ll. dhe Z. B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia.

 ??  ?? I plagosuri, Martin Doda Vendi i ngjarjes
I plagosuri, Martin Doda Vendi i ngjarjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania